Interi në gjysmëfinale, Ibra largohet me karton të kuq

Skuadra e Interit kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi që në çerekfinale mundi Milanin me 2-1, që ishte plot 30 minuta pa një futbollist në terren, me përjashtimin e Zlata Ibrahimoviçit me karton të kuq. Ky I fundit hapi rezultatin në minutën e 31 -të , me një gjuajtje precize. Sulmuesi suedez u ndëshkua me karton të kuq , pas dy kartonave të verdhë në minutën e 58-të.

Dhe në fund të pjesës së parë u pa një kacafytje me fjalë në mes Romelu Lukakus dhe Zlatan Ibrahimoviçit. Pas përjashtimit të sulmuesit të Milanit, skuadra e Interit shfrytëzoi epërsinë numerike dhe fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 71-të përmes penaltisë së Lukakus. Ndërsa goditjen finale e shënoi Eriksen në kohën shtesë, nga gjuajtja e lirë. Kujtojmë se ky ishte goli i parë nga gjuajtja e lirë , pas 3 vitesh për Interin.