Interi përballë Atleticos së Madridit, Inzaghi: Le të ëndërrojmë përsëri në Champions

INA
INA

18/12/2023

Simone Inzaghi ka respekt të madh për Atletico Madrid dhe trajnerin Diego Simeone me të cilin ka luajtur e fituar si futbollist te Lazio.

Nënkampionët e Europës duan të mbërrijnë sërish në finalen e Champions League, por më parë duhet kaluar pengesa “Colchoneros”.

Një ndër ekipet më të vështira dhe të padëshiruara për t’u përballur në lidhje me shortin, trajneri i Interit theksoi: “Do të shijojmë dy ndeshje fantastike. Do të përballen dy skuadra të nivelit të lartë në dy stadiume shumë të bukura dhe me tifozë të jashtëzakonshëm.

Jemi të lumtur, sepse vazhdojmë të luajmë ndeshje kaq të rëndësishme në Europë. Atletico ka zhvilluar dy finale në Champions gjatë 10 viteve të fundit.

Ata kanë një traditë të madhe në këtë kompeticion, por jo më pak traditë ka Interi. Duam të ëndërrojmë përsëri për t’u dhuruar tifozëve tanë një tjetër gëzim.

Simeone? Trajner i madh. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Diegon. Kemi fituar shumë së bashku, mbi të gjitha një titull kampion me Lazion.

Do kemi kohë të mendojmë për Atleticon dhe përgatitjen e dy ndeshje të mëdha ndaj tyre. Do të jenë dy beteja të zjarrta, do të punojmë fort që të jemi gati”, u shpreh trajneri i Interit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Anceloti

Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

belingam real madrid

Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

kristijan asllani

Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

luka modric

Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

VIDEO / Goli i parë te Beshiktashi, por Ernest Muçi mbetet me “këmbë në tokë”

luka modric

Mjeshtëria e Luka Modriçit, Real ngadhënjen në finish

xabi alonso

Mega ofertë nga gjiganti europian për Xabi Alonson – 23 milionë euro pagë në vit

milan

Milani ndalet në barazim

arian ademi

Kaos, ofendohet shqiptari në Kroaci, hidhet një ulëse në drejtim të familjes së tij

INFO

NA NDIQ