Interi pëson humbjen e parë, Bajrami shënon në fitoren e Sassuolos në “San Siro” (video)

INA
INA

28/09/2023

“Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar”, tha Bajrami pas ndeshjes.

Surpriza e madhe e kësaj dite të gjashtë të Serisë A vjen nga “San Siro”: pas 5 fitoreve radhazi, Interi bie 2-1 ndaj Sassuolos, i cili përsërit të shtunën ndaj Juventusit dhe kapet në krye nga Milani, fitues në Cagliari.

Mbrëmja kishte shkuar mirë për drejtuesit e ligës, të cilët kishin thyer ngërçin në pjesën e parë me një gjuajtje të saktë me këmbën e majtë nga Dumfries (46′). Me t’u rikthyer në fushë, megjithatë, Sassulo gjeti golin e barazimit me Bajramin, falë një gabimi të keq të Sommerit, i cili ia kaloi topin nën krahë (54′). Pas 9 minutash Berardi gjen këndin e djathtë me një gjuajtje me këmbën e majtë nga maja e zonës së rreptësisë dhe 1-2.

Nedim Bajrami gjeti golin e tij të parë sezonal, pikërisht ndaj Interit në mitikun “San Siro”, duke frymëzuar përmbysjen spektakolare të Sassuolos, që u shkaktoi edhe humbjen e parë zikaltërve këtë edicion.

Pas ndeshjes, fantazisti shqiptar nuk e fshehu kënaqësinë për golin dhe fitoren, teksa foli edhe për rolin e tij të preferuar në fushë.

“Jemi shumë të lumtur, pasi kemi fituar dhe jemi të parët që mposhtim Interin këtë sezon. Jemi skuadër shumë e mirë, që di të luajë me topin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar”, tha Bajrami pas ndeshjes.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

hqim memedi

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi

mirlind daku

Gol dhe fitore, Mirlind Daku merr vlerësimin e merituar

mourinho

Tifozët e Romës të dashuruar me Mourinhon: “Romanist për jetën”…

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp tregon se si ndryshoi gjithë sistemin për ta përmbysur Crystal Palacen

Haaland

Guardiola befason për Haalandin

CHelsea

Endrick ishte afër transferimit tek Chelsea

kumulla

Rikthimi i Kumbullës në fushë, Mourinho jep detajet dhe datën

Shohei-Ohtani-1130x635

Në bejsboll nënshkruhet kontrata më e madhe në histori të sportit, Shohei Ohtani tejkalon yje si Leo Messi e LeBron James

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

INFO

NA NDIQ