Interi realizon ëndrrën, shkon në finalen e madhe të Champions League pasi eliminon Barcelonën

Picture of Ina Online
Ina Online

07/05/2025

Interi realizon ëndrrën, shkon në finalen e madhe të Champions League pasi eliminon Barcelonën në 120 minuta. Interi dhe Barcelona kanë barazuar me rezultat 3-3 edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e dërguar edhe ndeshjen në shtesë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë ishte mbyllur 3-3, duke dhuruar shumë rikthime dhe emocione. Zikaltrit e nisën mirë ndeshje, duke qenë të sigurt në mbrojtje, por të shpejtë në kundërsulme.

Zhvillohej minuta e 21-të, ku nga një kundërsulm i tillë, ku Denzel Dumfries mori një pasim drejt zonës, ai pasoi te Lautaro Martinez që shënoi për 1-0.

Barcelona kërkoi penallti për një prekje me dorë në zonë, por Szymon Marciniak, nuk mendoi njësoj. Interi iu afrua golit të dytë me Henrikh Mkhitaryan dhe Hakan Calhanoglu, por dyshja e mesfushës nuk gjetën rrjetën.

Në minutën e 42-të, Interi fitoi penallti, pasi Pau Cubarsi ndaloi Lautaro Martinezin dhe pas rishikimit të VAR, gjyqtari polak vendosi për penallti. Nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu që shënoi për 2-0.

Barcelona e nisi fuqishëm pjesën e dytë, duke e hapur sfidën për 2-1. Eric Garcia shënon me një goditje të saktë brenda zonës pas një harkimi të saktë të Gerard Martin në minutën e 54-të. I njëjti lojtar gaboi për të barazuar shifrat në minutën e 57-të, kur Yann Sommer bëri pritje të madhe. Por pas tre minutash u barazuan shifrat, me Martin që asiston sërish, kësaj radhe te Dani Olmo i cili shënoi për 2-2.

Në minutën e 68-të, Szymon Marciniak akordoi penallti për Barcelonën, pasi Henrikh Mkhitaryan rrëzoi Lamine Yamalin, por e përmirësoi gabimin e tij, pasi ndërhyrja ishte jashtë. Yamal tentoi të shënojë në minutën e 77-të, por Sommer bëri pritje të madhe për ta ruajtur barazimin.

Barcelona vazhdoi me tentime dhe kjo iu shpërblye, pasi në minutën e 88-të, Raphinha shënon gol pas dy tentimeve për 3-2.

Në minutat e mbetura Interi u lëshuan me të gjitha forcat në sulm për të gjetur barazimin, pot kjo iu hakmor paksa, pasi la zbrastësira, ku në një rast Yamal goditi shtyllën. Kjo nuk e ndali Interin, që arriti të barazojë në kohën shtesë, me Francesco Acerbi që shënoi me një goditje të bukur në zonë për 3-3.

Më pas takimi në shtesë ku në minutën e 99-të Fratezi shënoi golin e fitores për 4-3 dhe 7-6 rezultatin e përgjithshëm.

B.T (Dosja.al)

TË FUNDIT

Kushtetuesja shfuqizon nenet kontestuese të Kodit Zgjedhor

“Bisedime intensive për formatimin e qeverisë”, Mexhiti thotë se VLEN-i do t’i ruajë pozitat në ekzekutiv

Parlamenti konstatoi dorëheqjen e Taravarit dhe dy zv/ministrave

Vijon bojkoti i mësimit në Nerovë të Krushevës

Shkolla e shpresës në Nerovë përballet me buldozerin e shtetit

Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË