Trajneri i PSG, Luis Enrique analizoi humbjen 1-2 në miqësore ndaj Interit.
“Ishte një lojë shumë e mirë. Është e pabesueshme të jesh 1-0 në minutën e 80-të dhe më pas të humbasësh, por mbaj mend shumë gjëra të mira. Jam shumë i kënaqur dhe e shoh skuadrën duke u përmirësuar ditë pas dite.
Jemi në kohën e duhur për t’u përgatitur, për të mirëpritur lojtarë të rinj dhe për të testuar disa prej tyre në më shumë pozicione. Kjo është edhe koha për t’u përgatitur fizikisht” – Tha ai.