Interpelanca e ministrit Toshkovski sot para deputetëve

Picture of Ina Online
Ina Online

29/04/2025

Deputetët sot duhet të debatojnë për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski të parashtruar nga grupi parlamentar “E majta”. Seanca plenare është caktuar në orën 11.

Interpelanca është parashtruar më 14 prill për shkak të asaj që, sipas partisë “E majta”, ministri Toshkovski në mënyrë joadekuate e ka kryer funksionin, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të pamatur dhe të papërgjegjshme për çka ka pasur një varg veprimesh të jashtëligjshme, skandale dhe transferime kadrovike në MPB.

Deputeti nga radhët e partisë “E majta”, Sashko Jançev atëherë në konferencë për media tha se interpelanca është bazuar në dhjetë baza, prej të cilave pesë janë të lidhura drejtpërdrejtë me aksidentin tragjik në Koçan në të cilin jetën e humbën 62 persona, ndërsa afro 200 ishin lënduar. Tri bazat e para , sipas Të majtës, janë mospasja e kurrfarë kontrolli ndaj diskotekës Puls, që është detyrim ligjor i MBP-së, përdorimit të jashtëligjshëm të mjeteve piroteknike dhe mos ofrimi i ndihmës nga ana e nëpunësve të policisë.

“Interpelanca bazohet në dhjetë baza prej të cilave pesë janë drejtpërdrejtë të lidhura me ngjarjen tragjike në Koçan. Baza e parë është mospasja e kurrfarë kontrolli ndaj diskotekët Puls, që është detyrim i qartë ligjor i MPB-së”, deklaroi Jançev.

Sipas “Të majtës”, MPB dështoi edhe në atë që një periudhë të gjatë në hetim nuk ishin përfshirë funksionarë dhe bartës të funksioneve të afërta me VMRO-DPMNE-në.

Kundër ministrit të punëve të brendshme ishte parashtruar interpelancë edhe në janar bashkë me edhe katër interpelanca të ministrave të Qeverisë. Atëherë interpelancat i parashtroi Fronti Evropian i kryesuar nga BDI.

TË FUNDIT

Kasami: Shumica parlamentare do të zgjerohet

Ziadin Sela uron Edi Ramën: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria“

Egli shfaqet siç nuk e keni parë asnjëherë më herët (FOTO)

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

LIVE/Numërohen gati 80% e votave, PS humb një mandat, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit

Egli Tako paralajmëron ndjekësit me këtë foto

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË