Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor! LSDM vlerëson se është sulm në Gjyqësor, VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi

Picture of Ina Online
Ina Online

10/03/2025

Nesër deputetët do të vendosin për interpelancën e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të cilët janë emëruar nga ana e Kuvendit. Në të njëjtën kohë, Këshilli ka caktuar seancë, por sipas kryetarit Alaksandar Kambovski, nuk do të ketë pengesa që ai anëtarë që dëshiron të shkojë në Kuvend dhe të prononcohet për interpelancën.

“Nëse ndonjëri prej kolegëve shprehë dëshirë që të shkojë atje për të dhënë deklaratë, ne këtu do ta ndërpresim seancën, do ta presim kolegun që të kthehet. D.m.th. nuk do të ketë asnjë pengesë, as në Kuvend, as në Këshillin gjyqësor”, tha Aleksandar Kambovski.

Sipas LSDM-së, me interpelancën ka ndodhur sulm në pushtetin gjyqësor. Prej atje thonë se nëse Këshilli gjyqësor rrënohet në këtë mënyrë, më pas do të vijnë gjykatësit të cilët nuk janë sipas vullnetit të pushtetit. Deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë në votim.

“Ky është një shembull shkollor për shkelje të ashpër dhe të drejtpërdrejt të parimit kushtetues për sundimin e së drejtës dhe ndarjen e pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Pushteti i udhëhequr nga Mickoski në vazhdimësi e demonstron qëllimin e tij të keq për partizim të plotë dhe kontroll politik të sistemit gjyqësor”, tha Ana Çupevska.

Nga VMRO-DPMNE u përgjigjën se opozita me qëllim i mbron gjykatësit dhe prokurorët për t’i ikur përgjegjësisë për, siç thonë, krimet e bëra.

“Kryetare e Këshillit gjyqësor ishte Vesna Dameva e cila si anëtare e komisionit të partisë LSD, në mënyrë aktive e zbatoi interesin politik dhe kriminel të partisë së saj. Dameva jo vetëm që i ka nxitur por i ka organizuar veprimet joligjore për t’i realizuar urdhrat e kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaev dhe ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe”, tha Dragan Kovaçki.

Interpelancën e dorëzuan VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, por nuk dihet se çfarë mekanizmash do të ndërmarrë pushteti nëse interpelanca miratohet në Kuvend dhe nëse anëtarët e Këshillit nuk japin dorëheqje. Kryeministri Hristijan Mickoski i thirri anëtarët të japin dorëheqje duke kërkuar prej tyre të tregojnë virtyt. Vesna Dameva, Tatjana Çaçarova Ilievska, Selim Ademi, Pavlina Cërvenkovska dhe Milazim Mustafa theksuan se duhet pasur arsye reale për të dorëzuar dorëheqje.

TË FUNDIT

Ish-ministri maqedonas pranon ekzistencën e shqiptarëve orthodoksë në Maqedoninë e Veriut

Granit Xhaka nuk kursen mbështetjen për Gjestin para gjysmë finales

Banorët e Koçanit nuk do të ndalin tubime dhe homazhet përkujtimore

Laerti dhe Valbona ndahen, nominim kokë më kokë, kush del?!

Dy banore braktisën shtëpinë e BBVA

Pas tragjedisë në Koçan, të hënën protestë në Shkup – janë publikuar kërkesat

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË