Interpleanca për kryeparlamentarin Gashi, çka pritet të ndodhë?!

Picture of ina-online
ina-online

03/09/2024

Në rend dite të seancës së sotme parlamentare është edhe interpelanca për kryeparlamentarin Afrim Gashi.

Interpelancën e ka dorëzuar grupi parlamentar i së Majtës dhe sipas njoftimeve mbështetje do të japë LSDM-ja opozitare, ndërsa VMRO-DPMNE dhe partneri i koalicionit “VLEN” janë shprehur kundër.

Kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski e quajti iniciativën marrëzi dhe papjekuri politike të partive opozitare.

“Kjo është papjekuri, do të thosha marrëzi e koalicionit LSDM, BDI dhe partisë ‘E Majta’ dhe se absolutisht nuk ka bazë për interpelancë të kryeparlamentarit Gashi dhe ne nuk do ta mbështesim një iniciativë të tillë dhe kemi një sërë argumentesh pse nuk duhet ta bëjmë atë”, tha Mickoski.

Nga “VLEN” nuk do ta mbështesin interpelancën sepse sipas tyre është një eksperiment politik i pakuptimtë dhe tentativë për destabilizim.

“Shprehim mbështetje të parezervë dhe unanime për kryetarin Afrim Gashi, duke theksuar se kjo interpelancë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore dhe integrimit euro-atlantik të vendit. Kjo është një iniciativë e parashtruar nga partia anti-NATO, “LEVICA”, me mbështetje të hapur nga LSDM dhe të fshehur nga BDI, të cilat në fakt po testojnë një koalicion opozitar të zgjeruar në dëm të interesave strategjike”, kanë thënë në VLEN.

Interpelanca për kryeparlamentarit nuk do të mbështetet as nga deputetët e ASh-Sela, pjese e FE. Thonë se edhe pse nuk janë të kënaqur nga puna e Gashit, megjithatë argumentet e Levicës sipas tyre janë të pabaza.

Nga grupi parlamentar i partisë së Venko Filipçes numërojnë disa nga arsyet, si skandalin ne aeroportin e Shkupit dhe rastin e dasmës me veturë zyrtare.

“Qëndrimi im personal është që interpelanca duhet të mbështetet. Janë bërë shumë lëshime për të cilat ne ishim ata që e informuan opinionin. Jo vetëm ne por edhe disa institucione dolën dhe konstatuan disa shkelje sa i takon rregullave të sjelljes së funksionarëve”, tha Venko Filipce, kryetar i LSDM-së.
Kryetari i Kuvendit Gashi në konferencën për media më 27 gusht deklaroi se interpelanca nuk ishte e qëndrueshme politikisht. Në një prononcim për televizionin “Sitel”, dhënë dje, Gashi tha se do të dëshironte që çdo deputet të votojë dhe të vendos sipas bindjes së tij.

Në sqarimin për interpelancën thuhet se kryeparlamentari ka punuar në mënyrë joprofesionale, antikushtetuese dhe joprofesionale dhe ka lënduar laicitetin e shtetit, sepse ka lejuar kryerjen e riteve fetare në njërën nga seancat e komisionit. Përmendet edhe rasti i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit më 1 gusht dhe sipas Levicës, kryeparlamentari ka shkelur përdorimin e gjuhës maqedonase, sepse betimin që ka bërë, si president tashmë i zgjedhur, e ka thënë fillimisht në shqip. , dhe jo në gjuhën maqedonase. (INA)

TË FUNDIT
2 orë
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
2 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
3 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
3 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
4 orë
Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

ME TE LEXUARA

1 ditë
20 kadetë dhe dy oficerë të Akademisë Ushtarake të RMV-së janë ankuar për të përziera dhe të vjella
20 orë
LSDM: Mickoski t’i përgjigjet kërkesës për “branitellat”
1 ditë
Debat publik për dy ligjet e reja në arsim
5 orë
Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)
24 orë
“Branitellat”, Gashi s’do ta thirr seancën e Komisionit
1 ditë
Kaba: ASH-në e formuam për të përmbysur sistemin antidemokratik dy dekadësh
19 orë
Maqedonia e Veriut dhe Serbia me Konferencë për projekte për Programin ndërkufitar 2021-2027 në kuadër të IPA 3
1 ditë
Rasti Thaçi dhe të tjerët, trupi gjykues merr një vendim të ri
5 orë
Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte

LEXO MË SHUMË

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

aeroplani-kinez

Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

qeveria e maqedonise

Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

dudiq amina nuraj

Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar

INFO

NA NDIQ