Është ndër më të kërkuarat e mbrëmjeve muzikore live në vend dhe jashtë.
Fatlume Popovci këngëtarja që njihet për zërin e saj brilant, kohëve të fundit vëmendje të madhe ka marrë edhe me pamjen e saj shumë seksi, shkruan GazetaExpress.
Pamja dhe zëri kanë bërë që Fatlumja të jetë mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku së fundmi ka publikuar një video ku shihet duke kënduar një këngë të Unikkatilit.
Këngëtarja që i takon një zhanri komplet ndryshe me interpretimin seksi e bënë edhe më të pëlqyer këngën e reperit që njihet si më i miri në rep skenën shqiptare.
Ndryshe Fatlume Popovci pritet që së shpejti të vijë me një projekt të ri, i cili sipas deklaratave të këngëtares do të jetë një befasi shumë e madhe për publikun e saj./GazetaExpress/
https://instagram.com/p/BeoaVr6HSAn/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi_control