INTERVISTA/Gashi: Nuk ndalet rrugëtimi dhe ideja jonë me BESË

0

Kryetari i krahut të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ishte pjesë e intervistave të INA në ndërrimin e motmoteve. Ai në këtë intervistë flet për tronditjet në këtë subjekt politik, ndryshimet kushtetuese dhe kërkesat e shqiptarëve, bashkëpunimi dhe koalicionimet e mundshme ndërmjet partive politike shqiptare, qëndrimi për zgjedhjet presidenciale dhe presidentin koncensual dhe tema të tjera.

INA: Viti që po e lëmë pas ishte viti i tronditjes dhe ndarjes së Lëvizjes BESA. A është kjo tashmë çështje e mbyllur, apo kanë ngelur edhe labirinthe të tjera gjyqësore?

Gashi: Vërtet në fillim të vitit 2018 dy-tre persona të ish Kryesisë së Besës, bashkë me ish kryetarin, u larguan nga Besa, por kjo nuk është se e dëmtoi ose rrënoi Lëvizjen. Bile, siç e kam thënë në një fjalim timin, pemët kur krasiten, çelin sytha të rinj dhe japin fruta edhe më të mira. Pas kongresit tonë, ky vit ka vazhduar normalisht dhe tashmë ajo ka mbetur një e kaluar që ka lënë shije të keqe në opinion dhe asgjë më shumë. Edhe lënda në Gjykatën e Apelit këto ditë duhet të përfundojë dhe krejt kjo temë do të konsumohet. Lëvizja BESA ishte ide para se të jetë organizatë politike dhe ata që deshën të përçajnë, në fakt vetëm e lënduan pak organizatën, por nuk arritën ta dëmtojnë idenë. Në të vërtetë, ideja është si bërthama e një atomi. Ajo nuk mund të përçahet, sepse thjesht është e pandashme. Ndërkaq, ajo jeton vetëm tek ata që e lindën, eprojektuan dhe e përqafuan atë si të ishte ide e tyre.

Kush e përçau Lëvizjen BESA, pasi që në fillim u akceptua si një subjekt unik me një organizim që rezultoi duke u radhitur si forca e dytë politike në zgjedhjetparlamentare?

Gashi: Nuk është se kam informacione që mund t’i ndaj me opinionin, por logjika e thotë se Besën e goditën ata që u tutën prej saj. Ju e dini mirëfilli se Besa në mbrëmjen e 16 dhjetorit 2016 i pati 7 deputetë dhe për 3-4 orë e lanë në 5 deputetë. U tutën shumë prej uraganit të saj, e pastaj i gjetën disa njerëz, me të cilët menduan se ia dolën që ta përçajnë Besën. Por, në fakt, veç e krasitën. Besa edhe sot është forcë serioze politike te shqiptarët dhe rruga e saj tashmë e hapur për ta bërë suksesin e radhës. Ngadalë por sigurt!

Pse u përfshitë në Qeverinë e kryeministrit Zaev. A thuaedhe këtu ishin dallimet që mbizotëronin në kryesi apoçështje programesh?

Gashi: E kemi thënë këtë disa herë, se pjesëmarrja jonë në qeverinë aktuale është vetëm tematike, për shkak të procesit të ndryshimeve kushtetuese, për ta mbështetur dhe shtyrë procesin e inkuadrimit të vendin në NATO. Dhe, ju jeni dëshmitarë se ky proces po vazhdon me sukses. Pjesën e dytë të pyetjes e shpjegova më sipër.

Po në zgjedhjet e ardhshme ky copëtim do të ju kushtojë. A keni llogaritur në këtë dhe a ka hapësirë për njëpërafrim apo falje?

Gashi: Nëse e keni si konstatim se do të na kushtojë goditja që iu bë Besës, përgjigja është se nuk është konstatim i saktë, aq më tepër nuk pajtohem me termin “copëtim”. Vërtet pemët mund të duken keq pas krasitjes, por veç kur i bëjnë frutat, e kuptojmë rëndësinë e atij procesi. Për neve ai është kapitull i mbyllur dhe tashmë secili e ka rrugën e tij. E ardhmja do të jetë dëshmitare e bindjeve tona.

A mund të arrihet një bashkimi juaj apo bashkëpunim?

Gashi: Nuk shoh asnjë arsye që kaq herë të përgjigjem për një gjë,sepse mund të bëhemi edhe të bezdisshëm për lexuesin tuaj. Nuk ka çka të bashkëpunohet me dy-tre njerëz, që tashmë mbi vete e kanë edhe bagazhin e tendencës për zhvendosjen e një ideali. Ju lutem! Sidoqoftë, të gjithë aktivistët dhe votuesit e Besës, që për një moment janë mashtruar, e kanë derën hapur janë të mirëseardhur.

Analizat dhe kalkulimet e qarta janë se pa një unifikimvështirë është të dilet si partia e parë tek blloku politikshqiptar. Ju si subjekt a do të rreshtoheni me forcatproqeveritare përfshirë këtu LSDM dhe BDI, apo mëtepër në krahun opozitar?

Gashi: Lëvizja BESA është organizatë politike e djathtë dhe është parti politike shqiptare. Hëpërhë nuk ka asnjë diskutim për forma të këtilla të bashkëpunimit, edhe pse jam i sigurt se me BDI-në nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi të këtillë. Opinioni e di mirë qëndrimin tonë përkitazi me atë parti. Me Aleancën për Shqiptarët mund të diskutojmë, pse jo! Me kënaqësi dhe energji pozitive, por – sigurisht – për çdo bashkëpunim nevojiten energji pozitive nga të dyja palët!

Në anën tjetër, a përjashtoni një koalicionim mes partiveshqiptare maqedonase dhe atyre shqiptare, siç u atribuanë media. Dhe këtë e them pikërisht tani kur kemizgjedhjet presidenciale në vitin 2019 dhe po përflitet përnjë kandidat koncensual për president?

Gashi: Kjo është një temë për të cilën nuk është biseduar me partnerin tonë qeveritar, andaj derisa nuk ka një vendim, ne jemi të hapur për të diskutuar me të gjithë faktorët politikë. Aq më shumë që me partitë shqiptare kemi disponim të mirë për të komunikuar. Këtë e kam thënë qysh në kongres të partisë. Nga komunikimi humbin vetëm ata që nuk komunikojnë.

Ju keni votuar për ndryshimet kushtetuese. A do iqëndroni deri në fund rreshtimit për të finalizuar pakon e ndryshimeve kushtetuese?

Gashi: Siç e thashë më parë, ne jemi në qeveri për këtë arsye dhe prandaj do i qëndrojmë besnik procesit deri në fund. Për neve përfundimi i këtij procesi është jetik për interesat shqiptare. Ne gjykojmë se akti më i lartë patriotik shqiptar në Maqedoni sot është anëtarësimi në NATO. Kjo ka qenë edhe këshillë e Tiranës dhe Prishtinës, ndërsa është një proces për të cilin janë thellësisht të interesuar SHBA-të. Këto janë kthesa kur ne nuk guxojnë të jemi të pavëmendshëm dhe joseriozë. Shqiptarët në NATO, pra jo vetëm shqiptarët në Maqedoni, por të gjithë shqiptarët, ky është detyrim kombëtar, që kështu ta shkërmoqim ndikimin antiamerikan dhe antishqiptar në rajon.

Megjithatë si i shihni kërkesat e subjekteve opozitareshqiptare për 20 % dhe çështjen e përfshirjes së emërtimittë gjuhës dhe përkatësisë etnike si shqiptar dhe jo me përqindje?

Gashi: Kërkesat e Aleancës për Shqiptarët janë legjitime dhe të drejta për një parti opozitare. Nuk gjen shqiptar që është kundër atyre kërkesave ose që nuk do të dëshironte të pranoheshin ato, por – siç ka thënë Sami Frashëri i madh – nuk ka fjalë më të keqe se fjala e mirë e thënë pa vend. Ne shqiptarët nuk guxojmë ta pengojmë procesin e inkuadrimit në NATO me asgjë. Neve na kanë kaluar lëshime më të mëdha edhe në vitin 2002, por edhe më vonë dhe ato janë bërë për karriera dhe përfitime të politikanëve, ndërsa sot kur duhet të realizohet ky synim strategjik e historik i shqiptarëve, të dalësh ta pengosh, më duket – thënë më butë – e pamenduar mirë. Gjithsesi secili e bart pjesën e tij të përgjegjësisë dhe për atë gjykohet nga votuesit dhe nga opinioni.

Çka nëse definitivisht humbisni në të gjitha labirintet gjyqësore. A keni menduar për ndonjë emër të ri dhe nësemund të na thoni, të paktën ndonjë detaj se nuk do t’ishmangeni BESËS?

Gashi: Për neve nuk ka fitim ose humbje në gjykatë. Aty vetëm vendoset përfaqësimi juridik. Sepse përfaqësimi ideor dhe organizativ nuk është diçka që kontestohet ose vendoset nga gjykatat. Fundja, njerëzit nuk janë krijuar që t’u shërbejnë partive, por partitë janë krijuar që t’u shërbejnë njerëzve. Dhe, për këtë arsye, një parti nuk bëhet subjekt politik përfaqësues vetëm sepse ka vula, por sepse ka njerëz që e përfaqësojnë atë. Andaj edhe ideja “Besa” mund të përfaqësohet vetëm nga ata që e dinë këtë leksion.(INA)