Investim 1.5 milionë euro në ujësjellësin e Strugës – Bekim Qoku: Po i japim fund neglizhencës shumëvjeçare

Picture of INA
INA

27/06/2025

Strugë, 27 qershor 2025 – Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka njoftuar sot për nisjen e një investimi kapital në vlerë prej 1.5 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit të Strugës. Investimi vjen pas një periudhe të gjatë neglizhence institucionale dhe synon të zgjidhë problemin jetik të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

“Ku ka më mirë se ta mbyllësh javën me një investim të tillë madhor për qytetarët e Strugës?”, deklaroi Qoku përmes një postimi, duke theksuar se ky projekt është vetëm hapi i parë në një seri investimesh që kanë nisur të konkretizohen në qytet.

Deputeti i VLEN-it kritikoi ashpër administratat e kaluara, duke theksuar se për katër mandate radhazi, Struga ishte lënë pas dore:
“Asnjë investim kapital i denjë, projekte të dështuara dhe mungesë totale vizioni. Ndriçimi dekorativ i brigjeve të Drinit të Zi, që kushtoi 100 mijë euro, u shkatërrua brenda një viti – një shembull klasik i keqmenaxhimit të fondeve publike”, shtoi ai.

📌 Investimet që po realizohen:
• ✅ Rikonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit
• ✅ Zgjerimi i rrugës kryesore drejt qendrës – bulevardi modern në ndërtim
• ✅ Projekte në vazhdim: përmirësime në sektorin e shëndetësisë, përfshirë Nefrologjinë, Spitalin e Përgjithshëm dhe Shtëpinë e Shëndetit

Qoku theksoi se këto nuk janë premtime, por punë konkrete që tashmë kanë nisur. “Struga do të ringrihet. Ditët më të mira kanë filluar sot”, përfundoi ai. (INA)

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË