Investimi i Familjes Hajdari në Anë të Malit, dhuratë e çmuar për vendlindjen

0

Të dielen u organizua ceremonia e fillimit të punimëve në ndërtimin e Parkut Publik në Zenelaj të Anës së Malit. Nnë kuedër të këtij investimi mjaft me vlera për të rinjtë e fshatit por edhe më gjërë është paraparë që të ketë shetitore, terene sportive të futbollit të vogël, baskebollit, volejbollit e tenisit. Ky donacion i familjes Hajdari që jetojnë në SHBA kap shumën prej 211.995 euro, shkruan Ulqini Online.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi në emër të ekzekutivit  i shpreh mirënjohje të vecantë familjes Hajdari për investimin që do të bëjë në Zenelaj në Anë të Malit. Sipas tij Diaspora  jonë është kontribut kyç në ekonominë  e Ulqinit-Malit të Zi  dhe zhvillimit të tij, vecmas tani që Mali i Zi  është anëtar me të drejta të plota në NATO dhe  me sukses po përmbush detyrimet për tu  anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Komuna e Ulqinit thotë Kryetari Nrekiq, mbetet e hapur  për çdo investim të diasporës,për çdo  ide dhe  sygjerim të tyre. Ai sëshpejti paralajmëron dhe takime të drejtëpërdrejta me diasporën tonë për ti  njoftuar më për sëafrmi me investimet në Ulqin. Ai  me këtë rast fton  bashkëvendasit tanë  që ti bashkangjiten  shembullit të familjes Hajdari dhe bashkarisht Komunën e Ulqinit ta bëjmë sa më tërheqëse për të gjithë, vecmas për të rinjt.