Investitor i huaj hyn në kombinatin e duhanit në Kumanovë, 1 mijë punësime

0

Kryeministri Zoran Zaev ka bë një paralajmërim pozitiv për Kumanovën dhe kumanovarët. Në deklaratën e sotme, Zaev ka paralajmëruar ristartim të gjigantit të dikurshëm, Kombinatit të Duhanit në Kumanovë, transmeton Gazeta Lajm.

“Me një investitor të huaj do ta ristartojmë Kombinatin kumanovar të duhanit, gjigant i mëhershëm, me çka do të punësojmë mbi 1.000 kumanovarë dhe në këtë mënyrë do të ju ndihmojmë gjithë qytetarëve tanë, duke pasur parasysh se Kumanova është multietnike me shumë maqedonas, shqiptarë, serbë, romë, turqë”, deklaroi Zaev, duke demantuar zëvendës kryeministrin Artan Grubi se shteti do të subvencionojë vetëm punësimin e shqiptarëve dhe bashkësive tjera joshumicë në kompani private.