Inxhinierët kërkojnë që të mos ketë fatura paushalle nga EVN, ja përse?

Picture of INA
INA

29/05/2025

Prej sot nuk guxojnë të lëshohen fatura paushalle nëse matësit e rrymës janë në gjendje të rregullt, thuhet në parashtresën e inxhinierëve të cilët e dorëzuan në Komisionin Rregullator për Energjetikë. Ata kërkojnë të mos ketë fatura paushalle, pasi ligji i ri për energjetikë nuk e parashikon këtë. Sipas tyre, KRRE ka nxjerrë akte nënligjore që i lejojnë EVN-së të lëshojë fatura të tilla. Theksojnë se çdo konsumator duhet të dijë sa ka harxhuar dhe sa do të kushtojë kjo.

“Për këtë arsye e kemi informuar Komisionin Rregullator për Energjetikë se në rregulloren për furnizimin me energji elektrike duhet të fshihet neni 31, i cili është në kundërshtim të plotë me ligjin e ri, dhe rregullore apo akt nënligjor nuk mund të jetë mbi ligjin”, tha Dejan Dimovski – Shoqata e Inxhinierëve.

Sa i përket parashtresës, nga Komisioni Rregullator thonë se ajo do të shqyrtohet dhe për të njëjtën do të jepet përgjigje në përputhje me ligjin për veprim ndaj parashtresave dhe propozimeve.

“Sot në mëngjes në KRRE ka arritur parashtresë nga Denis Mustafoglu, e cila do të shqyrtohet dhe do të veprohet sipas saj, përkatësisht do të jepet përgjigje në përputhje me Ligjin për veprim ndaj parashtresave dhe propozimeve. Njëkohësisht ju informojmë se nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për energjetikë dhe në përputhje me detyrimet që dalin prej tij, KRRE do të duhet të përgatisë akte të reja nënligjore, që do të thotë se do të miratohen edhe rregulla të reja për furnizimin me energji elektrike”, thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Ligji për energjetikë zyrtarisht hyn në fuqi nga sot. I njëjti parasheh pako për varfëri energjetike, bashkësi qytetare energjetike, me çka banorët e ndërtesave mund që bashkë të realizojnë projekte energjetike./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Trump në Dhomën e Situatave ndërsa të gjitha sytë janë te ajo që SHBA do të bëjë më pas

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

Presidentja Osmani: Në Kosovë prodhohen edhe anije, vetura luksoze – krenari “Made in Kosova”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË