Inzaghi: Asllani ka qenë perfekt, dua ta komplimentoj publikisht

INA
INA

05/03/2024

Me 15 pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë, Interi vë një dorë mbi titullin kampion të Italisë, megjithatë Simone Inzaghi vijon të bëjë thirrje për kujdes dhe për vlerësim maksimal të ndeshjeve.

“Kemi fituar 12 ndeshje në 50 ditë dhe kemi vendosur një distancë, por futbolli na ka mësuar që asnjëherë nuk mund të jemi të qetë. Na presin edhe tri ndeshje të rëndësishme para ndërprerjes, ndaj dua t’i vlerësojmë maksimalisht”, u shpreh Inzaghi.

Tekniku zikaltër nuk ngurroi të komplimentojë publikisht edhe Kristjan Asllanin, që në të tretën ndeshje radhazi si titullar, gjeti edhs golin e parë me fanellën zikaltër.“Dua t’i bëj një duartrokitje të madhe Asllanit edhe publikisht, sepse e meriton. Ka bërë tre ndeshje brenda një jave dhe ka qenë perfekt. Ndaj Lecces ishte sfidë intensive, më pas Atalanta dhe Genoa, ta cilat dihet si luajnë, por ai i ka përballuar mjaft mirë dhe jam i lumtur që u shpërblye edhe me këtë gol. Shpresojmë që për Bolognën të rikuperojmë edhe Frattesin e Calhanoglunë”, tha Inzaghi. /Supersport

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rakitic

Rakitic kujton kohën e tij ‘të errët’ europiane, te Barcelona: “Mund të kishim fituar edhe dy ose tre Champions League”…

sergi roberto

Barcelona shpërblen kapitenin, pas sugjerimit të trajnerit. Gati rinovimi me Sergi Roberto

dashmir beari

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

luis alberto

Luis Alberto: Kam kërkuar largimin nga Lazio, nuk dua të marrë 1 euro më shumë nga ky klub

uefa nations

UEFA përditëson renditjen, Italia dhe Gjermania mund të përfaqësohen me 5 skuadra

roma

Roma feston fitoren ndaj Milanit me legjendën e Interit

Jurgen Klopp

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

fenerbahce

Fenerbahce gjobitet me 115 mijë euro, trajneri pezullohet 60 ditë

barca

Koeman futet në debatin e Xavit dhe Enriques, tregon tre personat e vetëm që kanë ADN-në e Barcelonës

INFO

NA NDIQ