Inzaghi i zemëruar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/03/2023

Interi humi dje në mbrëmje derbin e Italisë përballë Juventusit me rezultatin minimal 1-0.

Simone Inzaghi ka qenë tepër i zemëruar pas humbjes dhe është shprehur i irrituar pas sfidës duke kërkuar respekt.

“Ka hidhërim të madh për një humbje që ndodhi në këtë mënyrë. Ne i kemi premtuar njëri tjetrit që nuk do të flasim më pas Monzës se kishte ndodhur diçka shumë e rëndë, por sot ndodhi një tjetër.

E papranueshme nga VAR, e papranueshme edhe që ata të na thonë se nuk kishte pamje të qartë, kërkojmë respekt. Ishte 100% e dukshme që aksioni i golit nisi nga një prekje me dorë e Rabiot.

Ishte një ndeshje qartësisht me të meta, që ngadalëson renditjen tonë dhe na bën të bëjmë një hap prapa në rrugën tonë për të siguruar vendin e dytë.

Nuk mund të kritikoj djemtë e mi pasi ata e luajtën ndeshjen shumë mirë, na mungoi pak fati për të shënuar, por mëkat që ndëshkohemi në këtë mënyrë”, është shprehur i irrituar Simone Inzaghi për “DAZN”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kloop

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

gigi-buffon-

Italia pjesë e “grupit të ferrit” me Shqipërinë në Evropian, Buffon i sigurt: Nuk bëjmë figurë të shëmtuar

Vojceh Shezni

“Mos të kisha pritur penalltinë, do ti kisha thënë lamtumirë…”

chelsea

Dështim total te Çellsi, një minutë në fushë kushton 2 milionë euro

Haaland

“Mundo Deportivo”: Halandi, vitin e ardhshëm kalon te Barcelona

Zhan-Kler Todibo

Barcelona sërish do të përfitojë nga shitja e Zhan Kler Todibos

ardon jashari

Ky është klubi që po afron miliona euro për Jasharin

inzaghi

Inter gati të blindojë Simone Inzaghi

milanii

Largimi i Zhirus, Milani ka gati 50 mln euro për sulmuesin e ri

INFO

NA NDIQ