Më në fund ka ardhur mbrëmja më e shumëpritur. Mbrëmjen e së mërkurës do të luhet akti i parë i derbit milanez, që vlen një vend në finalen e Champions League. Milani dhe Interi janë ende përballë njëri-tjetrit. Një takim me histori për të mos u humbur për të dyja skuadrat.
Simone Inzaghi prezantoi ndeshjen e parë në konferencën e zakonshme për shtyp: “A është përballja e dyfishtë më e rëndësishme në karrierën time? Pa dyshim. Ne e dimë se çfarë përfaqëson ky derbi. Nuk është derbi, por super derbi, e përsëris. Ne e dimë se çfarë përfaqëson për të gjithë, gjithashtu për mua. Jam shumë i qetë, sepse i pashë djemtë shumë të përqendruar”.
Përballja e shumëfishtë mes dy skuadrave milaneze po dhuron natën më të rëndësishme: “Dimarco e tha mirë, duhet mendje dhe zemër. Nuk kam dyshime për zemrën, por duhet të përdorim si duhet mendjen, sepse do të ketë gracka. Pastaj do të jetë një sfidë që do të zgjasë së paku 180 minuta.
Kemi zhvilluar 7 derbi në 20 muaj. Kemi fituar dhe kemi humbur, padyshim që janë derbi që mund të na japin ide të rëndësishme për nesër. Megjithatë, e dimë se çdo ndeshje është një histori më vete”.
Sulmuesit zikaltër janë zhbllokuar tashmë: “Unë kam qenë gjithmonë i qetë për sulmuesit. Shqetësohem vetëm nëse sulmuesit nuk kanë shanse. Ata kanë shënuar të gjithë, Lautaro, Dzeko, Correa, Lukaku. Duhet të vazhdojnë kështu”.
Për Inzaghin ka pak emergjencë sa i përket formacionit: “Unë mund të zgjedh në mesfushë dhe sulm. Kemi alternativa të kufizuara në krahë, do të shohim nëse Gosens mund të grumbullohet. Së fundi luajti Zanotti, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm. Shpresojmë të rikuperojmë D’Ambrosio”.
Mungesa e mundshme e Leaos te Milani: “Ne të gjithë i dimë cilësitë e portugeziot. Ai mund të jetë ose jo gati, ne do të marrim disa masa paraprake, por kjo nuk ndikon në planin e ndeshjes. Milani është stërvitur shumë mirë, ka driblues të shkëlqyer, kështu që duhet të jemi të mirë në të gjitha fazat”.
Balotazhi Brozovic-Calhanoglu: “Mungon ende stërvitja e sotme. Në mesfushë dhe në sulm mund të zgjedh, jam i qetë. Djemtë e dinë se janë njësoj të rëndësishëm të gjithë. 11 do të startojnë, por pres shumë edhe nga të aktivizuarit gjatë lojës”.
Rruga evropiane e Interit: “Kemi kaluar një grup me dy nga skuadrat më të forta në Evropë, Barcelona dhe bayern Munich. Skuadra jonë është ndërgjegjësuar. Porto dhe Benfica ishin pengesa shumë të vështira për t’u kapërcyer, tani duhet edhe një sforco për finalen.
Nuk duhet të kemi frikë, por dëshirë për të luajtur. Ne duhet të jemi bashkë me tifozët tanë, siç kemi bërë gjithmonë në muajt e fundit dhe në këtë rrugëtim. Tani shpresojmë që të arrijmë të shkojmë në finale. Jemi 180 minuta larg nga ëndrra”.