Pavarësisht një loje të shkëlqyer dhe rasteve të shumta të krijuara, Interi i Simone Inzaghit duhej të dorëzohej ndaj Manchester City në finalen e Champions League.
Pati kaq shumë zhgënjim pas një ndeshje të luajtur mirë dhe të zgjidhur nga goli i Rodrit, i cili ua dorëzoi trofeun “qytetarëve të Guardiolës.
Mes protagonistëve jashtë fushës ishte edhe vetë trajneri i zikaltërve, mes reagimeve, shpërthimeve dhe një gjesti të çmendur në finale.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, me Interin që kishte fituar një goditje të fundit nga këndi, Simone Inzaghi u kërkoi të gjithë lojtarëve të tij të futeshin në zonë. Trajneri i tërhoqi vëmendjen edhe Onanës, duke i kërkuar të shkonte në zonën kundërshtare.
Duke bërë këtë, megjithatë, Inzaghi ishte larguar kryesisht nga zona e tij teknike, duke u futur në fushë. Videot e trajnerit, i cili, me lojën ende në zhvillim, është brenda vijës anësore të fushës janë bërë “virale” në rrjetet sociale.