“Inzagi më la të qetë”, Asllani: Bëra zgjedhjen e duhur që qëndrova tek Interi, ju tregoj 2 lojtarët që më ndihmojnë më shumë

INA
INA

29/01/2024

Kristjan Asllani realizoi një paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Interit në duelin ndaj Fiorentinës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizua si titullar në triumfin 0-1 që zikaltërit arritën në transfertë, teksa Asllani regjistroi edhe asistin e parë me interistët për sa i përket ndeshjeve zyrtare.

Shqiptari foli pas këtij dueli, teksa u shpreh tepër i lumtur për kontributin e dhënë. Në prononcimin e dhënë pas sfidës, Asllani deklaroi:

AKTIVIZIMI SI TITULLAR- Te Interi askush nuk kërkon më shumë hapësira. Të gjithë punojmë dhe është trajneri ai që merr vendimet. Unë kam përpara një mesfushor si Çalhanoglu, që është fantastik dhe për më tepër, më qëndron pranë dhe më ndihmon shumë. Më ka këshilluar shumë edhe gjatë kësaj jave.

KAPITENI LAUTARO- Ai është një kapiten i vërtetë, i pari që është gjithmonë gati të më ndihmojë. Më ka qëndruar pranë dhe më ka folur vazhdimisht, edhe gjatë kohës së merkatos. Një kapiten dhe lider i vërtetë, ndaj e falënderoj për atë që bën. Goli ishte diçka e provuar shumë herë në stërvitje dhe më vjen mirë që funksionoi edhe në ndeshje dhe morëm tri pikët.

INZAGI- Më ka lënë të qetë gjithë javën, për të mos pasur presion. Nuk ka treguar asnjë vëmendje speciale ndaj meje këtë javë dhe më ka dhënë mundësinë ta përgatis i qetë këtë 90-minutësh e të bëj atë që di më mirë në fushë. Kemi komunikuar shumë me shokët e skuadrës dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin, për të marrë një fitore mjaft të rëndësishme.

QËNDRIMI TEK INTERI- Kam dy vite që jam pjesë e Interit dhe jam shumë i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam futbollistë të shkëlqyer në ekip. Në rolin tim kam Çalhanoglu që më ndihmon shumë. Me këta lojtarë mund të përmirësohesh çdo ditë e më shumë dhe të synosh nivele gjithnjë e më të larta.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

xhaka-zvicra

Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak

Mesi ronaldo

Ronaldo apo Messi? Ja si përgjigjet Deco

zidane-1-600x360

Zidan: Rikthimi në Itali? Pse jo, çdo gjë mund të ndodh

Anceloti

Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

belingam real madrid

Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

kristijan asllani

Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

luka modric

Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

INFO

NA NDIQ