iPhone 12 Pro Max ka ekranin më të mirë të telefonave inteligjent

0

Pas një analize të plotë dhe testimit laboratorik, DisplayMate ka deklaruar që telefoni i ri nga Apple iPhone 12 Pro Max ka ekranin më të mirë që është testuar ndonjëherë.

Në një analizë të thellë të ekranit të pajisjes pas testimit laboratorik, DisplayMate tha se iPhone 12 Pro Max ka një ekran “të nivelit më të lartë” që e bën atë telefonin me ekranin më të mirë deri më tash

Kjo përfshin shkëlqimin e plotë të ekranit, raportin e lartë të kontrastit, mprehtësinë, reflektimin e ulët dhe saktësinë absolute të ngjyrës.

DisplayMate gjithashtu vlerësoi disa nga teknologjitë e iPhone 12 Pro Max, të tilla si True Tone dhe Night Shift, dhe vuri në dukje se ekrani i pajisjes është gjithashtu deri në 10% më efikas në energji sesa iPhone 11 Pro Max i mëparshëm.