iPhone 19 me një risi që telefonat Android e kanë pasur prej vitesh

INA
INA

08/12/2023

Apple ka kohë që po zhvillon kamera nën ekran dhe raportimet sugjerojnë se ato do të shfaqen në modelet iPhone 19 të kompanisë.

Thashethemet kanë qarkulluar për një kohë të gjatë se Apple do të vendosë kamera nën ekran dhe Face ID në iPhone, duke hequr kështu plotësisht nivelin e ekranit.

Një raport i ri përmend se furnizuesi koreano-jugor i Apple ka filluar të zhvillojë një kamerë nën ekran për modelet e ardhshme të iPhone.

Ndërsa ky është një lajm emocionues, teknologjia e re e kamerës nuk pritet të debutojë deri në serinë iPhone 19, e cila është planifikuar të dalë në vitin 2027. I njëjti raport përmend se përpara kamerës, Apple do të prezantojë Face ID nën ekran.

Raporti sugjeron që LG Innotek është duke punuar në këtë lloj kamere që do të vendoset nën ekranin e iPhone-ve të ardhshëm. Kompania thuhet se është duke punuar në një lente speciale, të quajtur “Preform Optics”, për të kapërcyer mangësitë ekzistuese të kamerave nën ekran.Është interesante se konkurrenca e Apple për Android ka vite që ofron mbështetje për kamerat nën ekran dhe këtë e udhëheq Samsung, si dhe marka të shumta nga Kina.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone- telefon mobil

OnePlus prezanton telefonin e ri i cili nuk mbështetet nga Inteligjenca Artificiale

Apple-1

Apple paralajmëron përdoruesit: Mos e thani kurrë telefonin në oriz

hena

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

DASH departamenti amerikan

SHBA ofron 15 milionë dollarë kush jep informacion rreth liderëve të Lockbi

whatsapp-main-600x360

WhatsApp ndalon ‘screenshot’ për profilet: Si funksionon dhe çfarë ndryshon

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Mijëra punësime të reja e miliona investime në inteligjencë artificiale

Pacienti i parë në botë me çip në tru fiton “superfuqi”

iphone- telefon mobil

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

kompjuter

“Besimi te shkencëtarët”, studimi i shtrirë në 67 vende e rendit Shqipërinë të fundit

INFO

NA NDIQ