iPhone me veçori të re, përdoruesit do të “deshifrojnë” paralajmërimet në vetura

INA
INA

31/07/2023

Versioni i ardhshëm i sistemit operativ iOS të Appleit do të përfshijë një veçori të dobishme të krijuar për t’u treguar përdoruesve të iPhoneit se çfarë po ndodh me veturat e tyre, shkruan Techonews.

Duke përdorur opsionin Visual Look Up, përdoruesit në veturë do të jenë në gjendje të zbulojnë saktësisht se çfarë nënkuptojnë simbolet e vogla që shfaqen në panelin e kontrollit. Shumë shoferë e dinë kuptimin e simboleve, por ka shumë që nuk e dinë. Dhe këtu “hyn në lojë” Apple, pra iOS 17 i ardhshëm, funksionet e të cilit u njoftuan muajin e kaluar. Ndër këto funksione është Auto Symbol, i cili është pjesë e mjetit Visual Look Up. Mjeti i ndihmon përdoruesit të gjejë më shumë informacion rreth asaj që ka vetura.

Auto Symbol do të përdoret për të “deshifruar” shpejt simbolet paralajmëruese në veturë dhe do të eliminojë nevojën për të shikuar udhëzimet e përdorimit. Gjithashtu do të ofrojë lidhje me artikujt që ofrojnë më shumë informacion.

Edhe pse është funksion praktik, nuk është unik. Përdoruesit e Androidit dhe iPhoneit që kanë qasje në Google Lens tashmë mund të kërkojnë kuptimin e simboleve që shfaqen në panelin e kontrollit të veturës në mënyrë shumë të ngjashme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

whatsapp-main-600x360

WhatsApp së shpejti do të mundësojë ndarjen e imazheve dhe videove me kualitet origjinal

meta-logo-1

Meta anulon mundësinë për të biseduar me miqtë nga Facebook në Instagram

Bitcoin

Bitcoin vendos rekord të ri vjetor duke kapërcyer vlerën e 43 mijë dollarëve

Bitcoin

Bitcoin kap vlerën e 41 mijë dollarëve. Pse po rritet pikërisht tani?

iphone- telefon mobil

Shumica nuk i dinë këto gjëra për iPhone

gta6

Rrjedh ‘traileri’ i GTA 6, zbulohen detajet e para

iphone- telefon mobil

Tre këshilla si të zgjidhni smartfonin e duhur Android

Elon Musk X twitter

A mund të falimentojë X (ish-Twitter) nën udhëheqjen e Elon Musk?

chat-gpt

“ChatGPT” festoi ditëlindjen e parë dhe ja si ndryshoi botën brenda një viti

INFO

NA NDIQ