iPhone shënon ditëlindjen e gjashtëmbëdhjetë

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/01/2023

Steve Jobs e kishte zbuluar për publikun telefonin mobil iPhone, 16 vjet më parë, saktësisht më 9 janar 2007.

Në fazën e botës së Mac, Jobs kishte shfaqur për herë të parë pajisjen e parë iPhone, që ishte pajisja e parë me ekran me prekje dhe me internet.

Një punonjës i Apple e ndau përvojën e tij me publikun kur ishte shfaqur iPhone i parë. Ai tha: “Kur e preka ekranin për herën e parë, e kam ditur se kjo teknologji do të bëjë shumë bujë”.

iPhone ndoshta nuk e ndryshoi botën e teknologjisë por ai sigurisht se ndryshoi jetën e njerëzve. Me një prekje përmes gishtërinjve, përdoruesit tani mund të kenë qasje në internet shumë lehtë. Përveç se ata mund të thërrasin dhe të shkruajnë mesazhe, celulari iPhone tashmë mund të përdoret si një kompjuter.

Lansimi i ‘App Store’ gjithashtu kishte krijuar një rrugë për ndërtuesit e aplikacioneve. Një total prej 25 miliardë dollarësh ishin shkuar për krijuesit e aplikacioneve.

Pajisja e Apple nuk pati një rrugëtim të lehtë. Gjatë demonstrimit të parë të Jobs, iPhone kishte pasur probleme, ndër të cilat ishin humbja e lidhjes së internetit. Lansimi i iPhoneit të parë ishte i suksesshëm por kishte shumë sfida përderisa çdo vit kalonte. Apple ia ka dalë të jetë më e mira edhe ndaj rivalit më të madh Samsung.

iPhone 4 gjithashtu kishte probleme me sinjal telefonik, që bëri që Apple të humbë disa klientë. Por, Jobs vazhdimisht kishte thënë se “celularët e mençur nuk janë perfekt dhe as Apple nuk është”.

Tani iPhone ka evoluar në një pajisje më të hollë dhe më fleksibile. Edhe pse Apple ka avancuar shumë me pajisjet iPhone, trashëgimia që Jobs kishte lënë vazhdoi nga Apple duke e ndjekur konceptin origjinal të celularit.

TË FUNDIT
1 ditë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)
2 ditë
Shumë shpejt edhe linjat ajrore me Inteligjencë Artificiale, ja çfarë po ndodh
3 ditë
Vetëm 40 vite dritë larg, NASA zbulon planetin e ri të ngjashëm me tokën. Në të ardhmen mund të transferohet raca njerëzore
3 ditë
WhatsApp sjell dy opsione të rëndësishme për përdoruesit
3 ditë
BE heton Facebook dhe Instagram, rrjetet sociale dyshohet se shkaktojnë varësi tek fëmijët

ME TE LEXUARA

1 ditë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

makine elektrike studentet

Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)

molla-e-kuqe-avioni-aeroplani-turk

Shumë shpejt edhe linjat ajrore me Inteligjencë Artificiale, ja çfarë po ndodh

nasa2

Vetëm 40 vite dritë larg, NASA zbulon planetin e ri të ngjashëm me tokën. Në të ardhmen mund të transferohet raca njerëzore

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

WhatsApp sjell dy opsione të rëndësishme për përdoruesit

rrjete sociale instagram facebook tik tok

BE heton Facebook dhe Instagram, rrjetet sociale dyshohet se shkaktojnë varësi tek fëmijët

microsoft-rifreskon-surface-book-2-me-procesoret-e-gjenerates-se-8-te-intel_5ca25a80aaf48

Microsoft Word më në fund ka zgjidhur një nga problemet më të bezdisshme

meta-logo-1

Komisioni Europian po heton “Metën” në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve në platforma

tik tok

TikTok merr vendimin për përdoruesit që promovojnë ilaçe për humbjen e peshës

Inteligjenca artificiale AI

Ligji i parë global për Inteligjencën Artificiale – çfarë synon me këtë hap inovativ Bashkimi Evropian?

INFO

NA NDIQ