IPP “Arbën Xhaferi” mirëpret zgjerimin e shumicës parlamentare

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12 Shkurt, 2023

Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi” i gëzohet zgjerimit të shumicës parlamentare dhe përshëndet prioritetet e paraqitura në Deklaratën qeverisëse të Aleancës për Shqiptarët, parti kjo e cila do të futet në qeveri nesër, më 13 shurt 2023.

Maqedonia e Veriut është në mes të katër krizave të mëdha, tri globale e dy vendore, që të gjitha me pasoja për orientimin pro-perëndimor të vendit. Globale janë lufta në Ukrainë, dhe si pasojë e saj kriza ekonomike dhe kriza energjetike. Vendore janë kriza e korrupsionit dhe së fundi kriza kushtetuese.

Rritja e shumicës parlamentare është veprim për t’u vlerësuar në ruajtjen e kursit evropian të vendit dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe për të adresuar murtajën e korrupsionit.

Duke komentuar Deklaratën qeverisëse të Aleancës për Shqiptarët të mbështetur nga Kryeministri Kocaçevski, Arben Fetai, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi tha se “Qytetarët në veçanti shqiptarët, mirëpresin zotimet e shumicës së re, në veçanti ato për Ligjin për veting dhe forcimin e mekanizmave antikorrupsion, Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, si dhe reformën e decentralizimit dhe të politikës rajonale. Deri më tani, është premtuar shumë në këto fusha nga partitë në pushtet por është realizuar fare pak. IPP Arbën Xhaferi pëkrahë shumicën e re në zbatimin e këtyre zotimeve dhe do të monitorojë në vazhdimësi progresin e arritur në këto sfera”.

Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi” është think tank shqiptar i fokusuar në avancimin e shteti të së drejtës, qeverisjen e mirë, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me synim të zhvillimit të barabartë dhe jo diskriminues të shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë në Maqedoninë e Veriut.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

Vuçiq konfirmon se do të takohet me Macron-in dhe Scholz-in

radev

Radev: Sa më parë që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, aq më mirë do të jetë për të gjithë

policija-1-800x445

Arrestohet një shpërndarës i drogës në Ohër

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Paqja në Kosovë, është paqe për Ballkanin Perëndimor

Arrestim_Pranga-780x468-1

Rrahu gruan dhe fëmijën, arrestohet 36-vjeçari nga Gostivari

D3936085-10A9-464E-A494-B96F83F4C4CA

Tensionet në veri, Vuçiq takohet me Ramën dhe liderët e tjerë të Ballkanit

arben-taravari-1

(VIDEO) Taravari: Do të bëjmë çmos për ta heq 20%

samiti-i-berlinit

MPJ: Hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

spasovski

Spasovski: Është rritur efikasiteti në zbulimin e kontrabanduesve të emigrantëve

INFO

NA NDIQ