Instituti “Arben Xhaferi”: Taravari politikani më i besueshëm te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut (TABELA)

Picture of INA
INA

28/12/2023

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në sondazhin e fundit të Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi, del të jetë politikani me më së shumti besueshmëri nga liderët e partive politike shqiptare.

Në pyetjen në një shkallë prej 1 deri në 5, sa keni besim te politikanët në vijim, kreu i ASH-së, Arben Taravari për herë të parë gëzon besueshmërinë më të lartë kundrejtë të tjerëve, me 50.3% të opinioneve pozitive dhe besueshmëri neto prej +16.1%.

Më pas vjen Kasami me 48.6% të opinioneve pozitive dhe besueshmëri neto prej +16.7%, ndërsa kreu i BDI-së, Ali Ahmeti për herë të parë nuk i prinë kësaj liste, duke u radhitur i treti me besueshmëri neto prej +8.4% dhe vetëm 44.2 % të opinioneve pozitive. Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) është lideri i katërt më i popullarizuar me besueshmëri neto prej +2.2% dhe 39.2%% të opinioneve pozitive. Krejt në fund, vjen Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej +1.3% dhe vetëm 39.1% të opinioneve pozitive.

Ndryshe, një mostër përfaqësuese në nivel shtetëror prej 1,015 të anketuarve të moshës 18 vjeç e lart janë anketua ndërmjet 9 dhe 14 dhjetorit 2023 përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3 pikë, me një nivel besimi 95 për qind. Hulumtimi është realizuar dhe financuar nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi.(INA)

TË FUNDIT

“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin

Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora

Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli

VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

FOTO/Danja befason me paraqitjen, nuk do ta njihni

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

ME TE LEXUARA

1
Çfarë deklaroi Harun Aliu në dy intervistat e fundit?!
1
“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin
1
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
1
Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli
1
VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

LEXO MË SHUMË