Irani ka nisur kundër-sulmin ndaj Izraelit. Gjatë sulmit me raketa iraniane, një nga raketat balistike të lëshuara depërtoi në mbrojtjen antibalistike të Izraelit dhe goditi qendrën e Tel Avivit.
Përgjigja raketore e Iranit ndaj sulmit të Izraelit filloi në mbrëmje, si rezultat i së cilës u regjistrua një numër i madh raketash balistike mbi Izrael, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se Izraeli nisi një luftë dhe se Teherani do t’ju shkaktojë atyre goditje të rënda.
“Regjimi sionist (Izraeli) nuk do të mbetet i padëmtuar nga pasojat e krimit të ti. Kombi iranian duhet të ketë garanci se përgjigjja jonë nuk do të jetë gjysmë e matur.”, shkroi Ayatollah Ali Khamenei në X.
Sipas informacioneve fillestare, qendra e Tel Avivit u godit nga sulmi, por nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale, megjithëse tymi mund të shihet nga të gjitha pjesët e qytetit.
Thuhet se deri më tani më shumë se 100 raketa balistike u lëshuan nga Irani, ndërsa mbrojtja antibalistike e Izraelit po përpiqet të mbrojë qendrat urbane në pjesën qendrore të vendit.
Reagojnë forcat ajrore izraelite
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Irani kaloi vijat e kuqe, lëshoi raketa mbi civilë
Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, thotë se Irani “ka kaluar vijat e kuqe pasi guxoi të qëllojë me raketa ndaj përqendrimeve të popullsisë civile në Izrael”.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët e Izraelit dhe të sigurohemi që regjimi i Ajatollahut të paguajë një çmim shumë të lartë për veprimet e tij të urryera”, shton ai. Autoritetet izraelite i kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile, duke shtuar se mbrojtja ajrore nuk është plotësisht hermetike dhe se ekziston ende rreziku nga sulme të tjera të mundshme.
Një zyrtar i lartë izraelit i tha rrjetit CNN se Irani do të përballet me pasoja të rënda pas lëshimit të qindra raketave balistike drejt qendrave të banuara në Izrael, në atë që Teherani e ka cilësuar si “përgjigje shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite të mëngjesit të së premtes.
Së fundmi në rrjete sociale po qarkullojnë pamje të sulmit. Sipas një deklarate nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur raketat.(INA)