Irani me meritë fundos në fund Uellsin (VIDEO)

Irani ka mposhtur Uellsin, me dy gola krejt në fund të minutave shtesë, diçka që e meritonte për lojën që e tregoi.

Pjesa e parë u dominua nga Uellsi, por në pjesë e dytë Irani e pati nën kontroll lojën, duke patur shumë raste. Portieri i Uellsit u përjashtua me të kuq pas ndërhyri shumë keq, duke ia pamundësuar një gol Iranit.

Në minutat shtesë, Cheshmi shënoi në minutën e fundit të shtesës, të 98-ën, me një super goditje nga distanca. Pasi Uellsi provoi të barazojë, një kundërsulm i Iranit rezultoi sërish me gol, nga Rezaeian.