Irani refuzon bisedimet me SHBA-në derisa të ndalen sulmet izraelite

Picture of INA
INA

20/06/2025

Ditën e djeshme, presidenti amerikan Donald Trump, përmes sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi se brenda dy javëve të ardhshme do të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me situatën me Iranin, duke shpresuar në një zgjidhje paqësore përmes kanaleve diplomatike.

Takim kyç në Gjenevë mes Evropës dhe Iranit

Sot, ministrat e jashtëm evropianë, përfshirë ministrin britanik David Lamy, pritet të takohen në Gjenevë me homologun iranian, në një përpjekje për të rikthyer bisedimet rreth programit bërthamor iranian.

Një diplomat evropian tha për agjencinë Reuters:

“Iranianët nuk mund të negociojnë drejtpërdrejt me amerikanët, ndërsa ne kemi ende hapësirë komunikimi. Ne do t’u kërkojmë të rikthehen në tryezën e negociatave për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. Do të shprehim gjithashtu shqetësimet tona për raketat balistike, mbështetjen e tyre për Rusinë dhe ndalimin e qytetarëve tanë.”

Dy diplomatë të tjerë konfirmuan për Reuters se pritshmëritë për përparim të menjëhershëm janë të ulëta, por theksuan se bashkëpunimi me Iranin mbetet thelbësor, pasi edhe nëse përfundon konflikti aktual, çështja bërthamore do të mbetet sfidë e pazgjidhur.

Nga ana tjetër, një zyrtar iranian deklaroi se Teherani mbetet i hapur për dialog:

“Irani mbetet i përkushtuar ndaj diplomacisë si rruga e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve – por diplomacia aktualisht është nën sulm.”

TË FUNDIT

Zjarret në Shkup nxisin krizë politike: Qeveria dërgon alarme te ambasadorët, përmenden emra të njohur!

Shqiptarja që i bëri të gjithë zviceranët të festojnë! Ja arsyeja

Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair (foto)

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË