Irani sulmoi bazën amerikane!

Picture of INA
INA

23/06/2025

Në përgjigje të sulmeve ajrore amerikane Irani sulmoi bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme në Katar. Sipas transmetuesit shtetëror iranian objektivi ishte baza ajrore Al-Udeid pranë kryeqytetit të Katarit, Doha. Forcat e armatosura të Iranit thanë se kishin sulmuar bazën Al-Udeid në Katar me një sulm me raketa “shkatërrues dhe të fuqishëm”. Asnjë sulm ndaj territorit iranian nuk do të mbetet pa përgjigje. Katari mbylli përkohësisht hapësirën e tij ajrore. Sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së prej sulmit nuk u plagos ose u vra askush.

Katari e dënoi ashpër sulmin. Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore e kishin penguar sulmin dhe kishin kapur me sukses raketat iraniane. Katari e quajti sulmin si “shkelje flagrante” e sovranitetit dhe hapësirës ajrore të vendit. “Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me shkallën e këtij agresioni të hapur dhe me të drejtën ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majid al-Ansari.

Trumpi: Na kishin paralajmëruar

Irani tha se në sulmin e tij ndaj bazës amerikane në Katar përdori të njëjtin numër bombash sikurse përdorën SHBA-të në sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Baza amerikane ndodhet larg zonave të banuara. Sipas Presidentit Donald Trump Shtetet e Bashkuara ishin paralajmëruar për sulmin ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar.

Ndoshta Irani tani mund të bëjë hapa drejt paqes dhe harmonisë në Lindjen e Mesme – tha Trup duke shtuar se do ta inkurajonte fuqimisht edhe Izraelin të bënte të njëjtën gjë. Sipas Trumpit sistemi mbrojtës ndaj raketave kapi 13 raketa iraniane. Nga sulmi nuk pati pothuajse asnjë dëm shkroi Trump. Kurse në një postim tjetër, ai shkroi me shkronja të mëdha: “Urime, botë, është koha për paqe”.

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË