Si u hodh poshtë ekspertiza gjermane për djegien e spitalit modular në Tetovë, IRL publikon audio-regjistrimin (VIDEO)

ina-online
ina-online

18 Gusht, 2023

Procesi gjyqësor për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë ku humbën jetën 14 veta në tragjedinë që ndodhi më 8 shtator të 2021, po nxjerr të dhëna skandaloze.

Një bisedë audio e publikuar nga rrjeti hulumtues IRL në Shkup zbulon se si në seancën për këtë rast, prokurorët nuk pranojnë si provë për ta dëgjuar dhe vlerësuar ekspertizën e ekspertëve gjerman, përcjell INA.

Ekspertiza e ekspertëve gjermanë është bërë me kërkesë të Prokurorisë Publike, vetë prokurorët, siç thuhet nga IRL, e kanë prezantuar ekspertizën si provë, pa sqaruar se për çfarë provat janë bërë dhe më pas kanë kërkuar nga gjykata që të mos i pranojë ato.

Prokurorët e Prokurorisë Publike të Shkupit kërkuan që Gjykata në Tetovë të refuzojë propozimin e mbrojtjes për të dëgjuar ekspertin që ka përgatitur raportin gjerman për zjarrin në spitalin modular, me arsyetimin se ai është “i parëndësishëm” për këtë rast dhe se vetëm mund të zvarritet procesi gjyqësor.

Kështu dëgjohet nga audio-incizimi i publikuar nga Laboratori i Gazetarëve Hulumtues (IRL), i bërë në njërën nga seancat e procesit gjyqësor për tragjedinë, në të cilën u gjykuan dy drejtorët dhe një mjek në spitalin e Tetovës.

Audio regjistrimi i publikuar, siç thuhet nga IRL, është nga seanca gjyqësore e mbajtur më 02.03.2023 në Gjykatën Themelore në Tetovë. Atë ditë, dy prokurorët e Prokurorisë Publike të Shkupit, Zorica Pavloviq dhe Dejan Petreski, u deleguan nga prokurori publik i Republikës, Ljubomir Joveski.

Në fillim të audio-incizimit, i cili zgjat 5 minuta e 25 sekonda, flet avokati mbrojtës i të akuzuarit Florim Besimi, i cili kërkon të dëgjohet eksperti i institutit të mjekësisë ligjore të Shërbimit Penal Federal të Gjermanisë i cili e ka përgatitur ekspertizën.

“Në drejtim të kosto-efektivitetit të procedurës, mbrojtja ka paraqitur propozimin për dëgjimin e ekspertes Silke Zox nga instituti i mjekësisë ligjore të Shërbimit Penal Federal në Gjermani, e cila në fakt është prodhuese e ekspertizës zyrtare të urdhëruar nga Prokuroria Publike, e cila jep rrethana specifike lidhur me ndodhjen e zjarrit dhe rrethana të tjera. Mbrojtja e konsideron të arsyeshme që Gjykata të njoftojë këtë institut që të bëjë thirrje për ta siguruar dhe dëgjuar në këtë procedurë, aq më tepër që nga vetë ekspertiza duket se të dhënat e plota për adresën e këtij instituti të mjekësisë ligjore si dhe është dorëzuar adresa e saj, e cila do të shkurtonte afatin e dorëzimit të ftesave”. deklaron mbrojtja.

Propozimit të mbrojtjes së Besimit i bashkohen edhe pjesa tjetër e mbrojtësve.

Pas kësaj, sipas procesverbalit të publikuar, një nga dy prokurorët refuzon me kundërshtim (sipas zërit mashkullor është Dejan Petreski) dhe thotë:

“Prokuroria e kundërshton dhe nuk pajtohet me këtë propozim të mbrojtjes së të pandehurve për dy arsye themelore. Sugjerimi dhe prezantimi i parë dhe themelor i provave të tilla në këtë procedurë penale është i pakuptimtë, në lidhje me rrethanën që mbrojtja e të akuzuarit Florim Besimi e ka propozuar është jashtë objektit të akuzës. Dhe arsyeja e dytë është se një propozim i tillë ka të vetmin qëllim dhe synim zgjatjen e rrjedhës së kësaj procedure penale”, arsyetohej prokurori.

Mbrojtja menjëherë i është përgjigjur kundërshtimit, duke i vlerësuar si të pabazuara pretendimet e prokurorit publik se mbrojtja synon ta zvarritë procesin gjyqësor.

Edhe gjykatësi i rastit, Jordan Velkovski e refuzon propozimin e mbrojtjes, duke theksuar se konstatimi i tillë (raporti i ekspertit gjerman) nuk ka lidhje me objektin e aktakuzës. Pra në këtë rast pranon sugjerimin e prokurorëve. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

INFO

NA NDIQ