Mustafa: 70-80 për qind e mërgatës në Gjermani nuk ka kontribuuar në “Fondin e 3-përqindëshit”

Picture of Ina Online
Ina Online

11/07/2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zbuluar detaje për “Fondin e 3 përqindëshit”, ku ka thënë se vetëm 10 mijë persona në Gjermani kanë kontribuuar në këtë fond.

Më tej, ai thënë se 70-80% e mërgatës në Gjermani nuk ka kontribuuar fare në Fondin e 3 përqindëshit.

Sipas tij, 70-80% e mërgatës në atë shtet nuk ka kontribuuar. Ai ka treguar se këtë nuk e ka treguar më parë, sepse ka dashur t’ia lërë si nder diasporës.

“Unë mendoj se 70 apo 80% nuk kanë ndihmuar, i kanë ndihmuar familjet e tyre në Kosovë, por nuk kanë dhënë ndihma në 3 për qindëshin”, ka thënë ai.

Për më shumë detaje, Mustafa tha se do ta botojë një libër, ku do të japë informacione sesi është formuar fondi e deri te mënyra sesi është shpenzuar.

”Për tre përqindëshin mund të ju them diasporës se është kontribut i një numri të njerëzve në diasporë, që kurrsesi nuk kanë qenë të gjithë. Gjermani 3-përqindëshin e kanë paguar vetëm 10 mijë persona në krejt Gjermaninë. Nuk kam dashur ta them përpara, sepse kam dashur t’ia lë për nder këtë diasporës dhe mendoj që e ka këtë nder e ka diaspora, sepse ka ndihmuar në kohë të vështira. Ata 10 mijë vetë që kanë dhanë 3 përqindëshin, ata kanë të drejtë me folë dhe të tjerët që kanë dhënë ndihma në Zvicër kanë të drejtë të flasin”, ka thënë ai në Pressing të T7.

“Unë mendoj se 70 apo 80% nuk kanë ndihmuar, i kanë ndihmuar familjet e tyre në Kosovë, por nuk kanë dhënë ndihma në 3 përqindëshin. Unë do ta botoj një libër, ku do të tregoj edhe si është krijuar fondi, edhe kush ka kontribuar edhe si është kontribuar edhe për çfarë janë shpenzuar dhe do t’i jap këto të dhëna, sepse nuk mund të dal dhe të them se i kanë paguar 3 përqindëshin 100 mijë persona në Gjermani, kur kanë qenë 10 mijë persona ”, ka deklaruar Mustafa.

Më tutje, ai ka treguar se Fondi i 3 përqindëshit është paguar dhe nga qytetarët shqiptarë që kanë jetuar në Kosovë.

“Edhe në Kosovë është paguar fondi i 3 për qindëshit, ku [qytetarët i kanë ndarë 5 për qind nga paga e tyre ose të hyrat që kanë pasur”, ka përfunduar Mustafa.

TË FUNDIT

Sulmohet Nikolla Dimitrov: E goditën në shpinë teksa ishte duke bërë pazar

Sela: VMRO-DPMNE erdhi në pushtet me antishqiptarizëm, faktori politik shqiptar në Qeveri nuk bën asgjë

Aggeler: Jam e kënaqur me punën e kompanisë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Vetëm pse bëri shqiponjën në sheshin e Beogradit, arrestohet shqiptari me shtetësi zvicerane

Salihu takim me presidenten zvicerane, ndër të ftuarit në drekën presidenciale në Bern

Kapet njëri nga autorët e vrasjes në Haraçinë, MPB zbulon motivet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË