Isa: Me Albinin do të vazhdojmë aty ku e lamë para zgjedhjeve

0

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur lidhur me bashkëpunimin paszgjedhor dhe formimin e koalicionit qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai këtë e ka shprehur përmes një postimi në facebook ku ka shkruar: “Qytetarë të nderuar, Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq. Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave. Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”, theksoi Mustafa. Formimin e koalicionit qeveritar me LDK e ka paralajmëruar që natën e fitores lideri i VV-së, Albin Kurti.(INA)