Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët (ASH), Isak Sherifi, në një intervistë për emisionin OnTime në TV Koha, theksoi se ASH e vërtetë është ajo që drejtohet nga Arben Taravari dhe që mbështetet fuqishëm nga elektorati, strukturat partiake dhe mekanizmi organizativ brenda Kryesisë Qendrore.
Ai nënvizoi se në nivel politik dhe organizativ, ASH është e vendosur në anën e tyre dhe do të vazhdojë të konsolidohet dhe fuqizohet për zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Isak Sherifi gjithashtu bëri me dije se procesi i përzgjedhjes së ekipeve dhe udhëheqësve të shtabeve është tashmë duke u zhvilluar. Ky zhvillim vjen në një kohë kur ASH po përgatitet intensisht për sfidën lokale.(INA)