Isë e Albin shkaktimi i krizës është çmenduri

0

Ejup Berisha/

Isë e Albin në kohën e krizës më të madhe njerëzore shkaktimi i krizës politike është luks i stërtepruar dhe çmenduri.

A ka cmenduri më të madhe sesa të shkaktosh krizë qeveritare që në fakt është krizë politike në vlugun e krizës më të madhe njerëzore shëndetsore shekullore pra nuk ka nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë cmenduri më të madhe se kjo që po ndodh momentalisht në Kosovë. Ej Alo ku ndodhen politikanët e tanishëm qeveritar të Kosovës në Mars apo në Jupiter.A e dinë këta se nuk janë argat të vetvetes por janë argat të qytetarëve të tyre të cilët jo vetëmse nga Qeveria por edhe nga institucionet kompetente shtetërore të Kosovës urgjentisht kërkojnë zbatimin e masave adekuate me të cilat fillimisht do të kufizohej që më pas edhe të mund të eliminohet Virusi shkatrrues dhe vdekjeprurës Korona. Isë e Albin hapni veshët dhe aktivizone trurin nuk është koha për shaka dhe humor por për shellje tepër serioze dhe të mencur pra ky është moment për të mbijetuar e ju në vemd të kësaj mendoni vetëm për pushtetin tuaj politik. Dëgjoni që të dy me shumë vemendje Po e kaploi Virusi Korona Kosovën dhe po u rrit prezenca e saj në përmasa më të mëdha dhe më të gjëra ska cfar ju duhet më pushteti politik as juve si politokan e as neve si qytetarë. E keni huq jo vetëm vendin por eshe kohën ti Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe ti Kryetar i LVV Albin Kurti vini re dhe dëgjoni me vrmendje ju keni për obligim dhe për mision primar dhe të pashtyeshëm që ta shpëtoni jo vetëmse vendin por që ti shpëtoni dhe vetveten por edhe qytetarët nga vdekja e sigurtë e jo të keni ambicje të rritura dhe të shtuara për pushtet.Ne dhe mbarë bota ndodhen në momentin më të vështirë dhe më kritik apo në gjendjen To be or not to be apo në situatën Të jeshë apo të mos jeshë e ju a e shihni se me cfar qështje tepër banale merreni me luftën për dominim në skenën politike. Politikanët e mencur dhe largpamës nëpër botë i kanë lënë anash apetitet për dominim dhe për pushtet më të madh dhe të gjitha angazhimet dhe potemcialet i kanë orientuar për ti shpëtuar kombet dhe shtetet e tyre nga Panemia e Korona Virusit e ju keni krijuar konflikt të pakuptimtë për një ministër i cili nuk është as i pari e as i fundit analfabet dhe tendencioz në RKS. Vereni gishtin në kokë dhe mendoni me gjakftohtësi dhe me menquri dhe vazhdoni ti merrni masat dhe ti zbatoni mekanizmat për luftimin e rrezikut më të madh jo vetëm për qytetarët e Republikës së Kosovës por ky Virus paraqet rrezik shumë të madh edhe për mbarë njerëzit në botë. Isë e Albin harroni apetitet dhe dëshirat për pushtet dhe ndikim më të madh tuajin në politikë dhe në pushtet zbritni me këmbë dhe me mend në tokë se ju i duheni Kosovës dhe qytetarëve të saj.Mbarni mend e mos-harroni kurr më shumë se sot Kosovës nuk i është dashur Pjekuria e plotë politike dhe largpamsia e udhëheqësve të saj politik.