Iseni përgënjeshtron BDI-në: Në SPB-Tetovë janë avancuar 32 shqiptarë dhe janë punësuar 5 të tjerë

Picture of Ina Online
Ina Online

09/06/2025

“BDI-ja, e mësuar të kontrollojë institucionet përmes propagandës dhe partizimit ekstrem, po përpiqet t’i mashtrojë qytetarët me gënjeshtra të ulëta, duke thënë se në SPB Tetovë nuk ka pasur asnjë avancim të shqiptarëve”, ka reaguar zv/ministri i Policisë, Astrit Iseni, duke thënë se në vetëm 11 muaj, në SPB Tetovë janë realizuar 32 avancime dhe 5 punësime të reja.

Sipas tij, shumica prej tyre në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse që për vite të tëra ishin të rezervuara për militantë partiakë të BDI-së.

Tetovë: 18 avancime (komandantë njësish, inspektorë të të gjitha rangjeve, drejtues sektorësh e kryeshefa) + 3 punësime.

Gostivar: 14 avancime + 2 punësime.

Gjithsej: 32 avancime dhe 5 punësime të reja.

Këto rezultate janë fryt i punës së palëkundur të udhëheqjes së re të emëruar nga VLEN, dhe veçanërisht të kryeshefit të SPB-Tetovë, Rijat Ali, i cili ka sjellë një qasje të re, meritokraci, profesionalizëm dhe transparencë, jo pazare dhe klane siç i kishte kthyer MPB-në BDI-ja për dy dekada. BDI-ja ka frikë nga faktet. Ka frikë nga ndryshimi që po ndodh përditë, sepse për herë të parë shqiptarët po avancohen përmes punës dhe meritës, jo përmes servilizmit ndaj selisë në Reçicë. VLEN vepron-BDI shpif. VLEN hap dyer-BDI i mbyllte. VLEN promovon të denjët-BDI mbronte të bindurit. Ky është ndryshimi që e kemi premtuar dhe po e realizojmë. Shqiptarët nuk mashtrohen më nga fjalët, sepse faktet po flasin vetë!”, thuhet në reagimin e Isenit.

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

Bujar Osmani prezanton skuadrën Dizhoni 2b

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË