Iseni: Zona ekonomike në Likovë premtim mashtrues, ende evidentohet si “rajone krize” (VIDEO)

ina-online
ina-online

24/01/2024

Anëtari i lartë i Lëvizjes Demokratike dhe profesori, Astrit Iseni sot përmes një postimi ka shprehur kritika për qasjen e Qeverisë ndaj vendbanimeve shqiptare sidomos në sferën e investimeve.

Ai ka përmendur zonën ekonomike në rajonin Likovë-Kumanovë që është lënë djerrinë dhe pasdore, derisa në anën tjetër sot në zonën ekonomike në Reçicë të Kumanovës u promovua një projekt investues prej 80 milionë eurove.

“Sot jemi në zonën e lirë ekonomike të premtuar në komunen e Likovës, që nuk është askund dhe që është një mashtrim për banorët e kësaj zone. Arsyeja e daljes këtu është se pikërisht sot pak kilometra nga këtu po promovohet dhe po hidhet gurthemeli i një investimi të  ri të kompanisë Lidl me vlerë 80 milionë euro. Ndërsa, Komuna e Likovës vazhdon të jetë një vrimë e zezë në Maqedoni pasi që me dekada u la pasdore, edhe pse me decentralizimin e fundit u rikthye si komunë me shpresën se do ndodhë zhvillimi i saj”, theksoi Iseni.

Sipas tij, kjo komunë ende nuk ka Plan Detal Urbanistik dhe kjo ka bërë që të mos ketë qasje në fondet evropiane për zhvillim siç janë fondet IPARD3.

“Janë shumë projekte ku mund të aplikohet, por mungesa e planit dhe legalizimit të kësaj komune po ndodhë anashkalimi dhe margjinalizimi i saj. Nga kjo gjendje nuk po mund të përfitojnë as qytetarët e saj, bujqit që janë në numër të konsiderueshëm mbi 1800 të regjistruar si dhe bizneset në sektorë të ndryshëm. Zona e Lirë Ekonomike ishte premtuar nga viti 2016. Tanimë 7 vite nuk u ndërmorr asgjë konkrete. Shumë kompani të huaja por edhe mërgimtarë tanë, përfshi edhe bashkëatdhetarë tanë në Turqi kanë shprehur interes për të investuar me projekte konkrete. Kërkesat e tyre janë te vazhdueshme për shkak se duan të investojnë në vendlindje, por ato kanë has në vesh të shurdhër. Ky eshte realiteti i hidhur popull i dashur”, theksoi Iseni. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi parlamenti

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 145-të: zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, vazhdimi i vlefshmërisë së pasaportave, ligji për lojërat e fatit…

Bujar Osmani

Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën

vmro-bdi

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

foshnje bebe

Të dhëna alarmante/ Martohen vëlla e motër në Veles se u ngatëruan gjatë birësimit

kuvendi-jashte-1024x681-1024x681-780x470-1-696x419-1

Seancë e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

INFO

NA NDIQ