Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, beson se presidenti rus Vladimir Putin ka shumë frikë nga humbja e Krimesë.
Duke folur në kanalin ukrainas “Espresso TV” ish-ambasadori tha: “Putini i frikësohet transferimit të luftës në Krime, në vendin tuaj, jo të tijin. Kjo është ajo që ai ka më shumë frikë, sepse kjo do të minonte legjitimitetin e luftës së tij në Rusi”.
McFaul shtoi se paaftësia e Putinit për të mbajtur Krimenë do të ishte një “pasojë kërcënuese për regjimin e tij”.
Duke iu referuar pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në samitin e BRICS në vend të Putinit, ish-ambasadori tha se kjo ishte provë e frikës së Putin për t’u paraqitur para Gjykatës Penale Ndërkombëtare në rast arrestimi.