Ish “bosat” e DSK-së të pakapshëm nga drejtësia

0

Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan ose Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Ish figurat kryesore në DSK që u arratisën në Greqi me identitete të rremë ende janë të pakapshëm për t’u gjykuar për përgjimet e paligjshme dhjetë vjeçare. Kërkesa e fundit e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e tyre është dërguar në 14 dhjetor të vitit 2018, ku në mënyrë të hollësishme është shpjeguar pse ish-agjentët sekret duhen ekstradohen në vend.

Ministria e Drejtësisë:

“Ne shpjeguam në detaje përse vendimi i presidentit të atëhershëm Gjorge Ivanov ishte i pavlefshëm, më pas se ky vendim është i pazbatueshëm ndërsa iu referuam edhe faktit se për një lëndë të PSP-së Gjykata Supreme nuk është prononcuar.”

Kolegët nga Ministria Greke e Drejtësisë deri më tani nuk kanë kërkuar nga shërbimet tona shpjegim pse falja e Ivanovit është e paligjshme dhe këta të dy duhet të ekstradohen. Nga ministria e Drejtësisë pohojnë se ende nuk ka vendim zyrtar mbi kërkesën për ekstradimin e tyre nga pala greke.

Ministria e Drejtësisë>

“Në disa raste është intervenuar që të ketë përgjigje, por kompetentët u përgjigjën se personat nuk mund të detektohen.”

Dy kërkesa për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit u janë dërguar autoriteteve greke. E para në nëntor të vitit 2017 dhe e dyta në dhjetor të 2018. Dyshja e DSK-së u arrestua tre vjet më parë në aeroportin e Selanikut në përpjekje për të ikur në Hungari. Gjykata e Selanikut vendosi që ata të ekstradoheshin në vend, por Gjykata Supreme në Athinë vendosi ndryshe – të mos i ekstradojë ata me arsyetimin se të dy janë falur dhe ishin pjesë e amnistisë së ish presidentit Gjorge Ivanov.