Një ish-deputet nga radhët e LSDM-së ka humbur jetën sot pasi ka rënë nga çatia e uikend shtëpizës së tij në malin Osogovë.
Sipas informacioneve të TV 24, bëhet fjalë për ish-deputetin Mile Andonov i cili ka qenë në përbërjen parlamentare 2008-2011 dhe 2011-2014. Nga MPB konfirmojnë rastin duke informuar se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.(INA)
