Ish-deputeti i LSDM-së, Dragan Gjorgjiev nga Novosella brenda një muaji regjistroi kompaninë e tretë për prodhimin e energjisë elektrike, por ku ai është bashkëpronar.
“Green Energy Group” me seli në Manastir është e regjistruar së bashku me Atanas Janushev nga Novosella si dhe dy bashkëpronarë të tjerë, ndërsa Gjorgjiev është njëri nga dy menaxherët, shkruan portali Faktor.
Gjorgjiev para një muaji ka regjistruar edhe kompaninë “Pellagonija Solar” me seli në Karposh, të cilën e posedon së bashku me dy ortakë të tjerë, njëri prej tyre është person fizik nga komuna Aerodrom e Shkupit dhe tjetri person i parë po ashtu nga Shkupi, ndërsa menaxher i emëruar është personi i tretë.
Investimi i dytë në të njëjtën periudhë është “DGD Electrovolt”, e regjistruar në Strumicë. Gjorgjiev është bashkëpronar së bashku me dy persona të tjerë fizikë nga Berova dhe Novo Sella, ndërsa njëri nga dy menaxherët është personi i tretë nga Vasileva.
VMRO-DPMNE-ja opozitare në vitin 2020 e ka piketuar Gjorgjievin si një nga pronarët e objektit të marihuanës në Bosilovë, për të cilën u pretendua se është ndërtuar në kundërshtim me ligjin, dmth fillimisht është ndërtuar dhe më pas është legalizuar me aminin e ish-kryeministrit Zoran Zaev.
Gjorgjiev ishte deputet i Kuvendit të Maqedonisë në përbërjen parlamentare 2002-2006, kur edhe Zaev ishte deputet. Ai është inxhinier i diplomuar elektrik. Deri më tani nuk ka të dhëna për potencialin e këtyre investimeve dhe as se si do të prodhohet energjia elektrike./Faktor