Ish-deputetja e VV-së i bashkohet LDK-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

9 Janar, 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka preznatuar sot aderimin më të ri në Lidhje.

Shqipe Pantina është ish-deputetja e Lëvizjes Vetçvendsoje, që i është bashkangjitur LDK-së.

Duke e njoftuar me anëtarët e kësaj partie, Abdixhiku ka prezantuar profilin e Pantinës.

Njoftimi i plotë:

Shqipe Pantina nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet shtëpisë sonë politike si një profesioniste me përvojë të shquar në jetën publike.

Shqipja ka shërbyer për dy mandate si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Para angazhimit politik, ajo ishte pjesë e shoqërisë civile, sikurse dhe konsulente në projekte të ndryshme ndërkombëtare me organizata prestigjioze si USAID, BE, OSBE, NDI, IFES e IREX.

Shqipja i ka të mbaruara studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Shkencave Politike, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Gracit në Austri, në fushën e studimeve evropiane. Në vitin 2012 ka specializuar në Universitetin e Indianas të ShBA-ve në fushën e sistemeve zgjedhore.

Jam jashtëzakonisht i lumtur për ardhjen e Shqipes në LDK. Ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin e bashkëngjitjeve që anëtarë të jetës publike, politike, medias e shoqërisë civile po e bëjnë me LDK-në. Lidhja Demokratike e Kosovës sot është bërë adresa e vetme e profesionistëve të tillë. Nga këtu, kështu, e kemi për obligim t’i ofrojmë qytetarëve të vendit platformë politike të denjë për rrugëtimin e ardhëm që Kosova e meriton.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Përçarja e BDI-së, për interesa personale apo për idealin e ish-UÇK-së?

foto-autostrada-korridori-8

Një ndërmarrje shtetërore fitoi më shumë se bankat më të mëdha maqedonase

lajcak-esobar

Lajçak dhe Escobar sot takohen me presidenten Osmani dhe krerët e opozitës

veriu-1-600x360

Anketa/Vetëm 11 për qind e serbëve të gatshëm të luftojnë në Kosovë

hoti peci

“Argat i Kurtit”, “Analfabet”, “Inspektor Peci në botën e çudirave”, përplasja në rrjete sociale Hoti-Peci

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

INFO

NA NDIQ