Ish drejtori i Fondit pensional nën hetime – bashkë me dy të tjerë dyshohet se dëmtuan buxhetin e Fondit për 600 mijë euro

Picture of INA
INA

13/05/2024

Në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit është parashtruar padi penale kundër tre perosnave nga Tetova, informoi sot MPB.

Padia penale kundër D.B.(45) nga Tetova është për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale “keqpërdorim i procedurës për konkurs publik, ndarje të kontratës për furnizim publik apo partneritet publiko-privat” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe kundër R.B.(72) dhe A.H.(40) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “ndihmë” sipas nenit 24 lidhur me veprën penale “keqpërdorim të procedurës për konkurs publik, ndarje të kontratës për furnizim publik apo partneritet publiko-privat” sipas nenit 275-v dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 nga Kodi penal.

I padituri D.B., në cilësinë e ushtruesit të detyrës drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të RMV-së, më 22.02.2023 ka publikuar konkurs për interesim për marrje me qira të hapësirës afariste për nevojat e Fondit në dy gazeta ditore. Në cilësinë e qiradhënësve janë paraqitur M.S. dhe J.B. nga Tetova, si dhe pronarët e pronë së patundshme. I padituri i dytë R.B. (babai i D.B.), i ka kontaktuar M.S. dhe J.B., të cilët kishin dhënë shpallje për shitje të pronës së paluajtshme në Tetovë, me ç’rast janë dakorduar ta shesin shtëpinë për shumë prej 260.000 euro, por fillimisht të nënshkruajnë dokumentacion për dhënie me qira të pronës së patundshme me Fondin për sigurim pensional dhe invalidor, ndërkaq më pas të lidhin edhe para-kontratë për shit-blerje të pronës.

Më 02.03.2023 mes Fondit, i përfaqësuar nga D.B., nga njëra anë dhe M.S. dhe J.B. nga ana tjetër, është arritur kontratë për marrje me qira të pronës së patundshme me shumë të qirasë prej 1.890 euro në muaj për kohëzgjatjen e kontratës prej 20 viteve app në shumë të përgjithshme prej 453.600 euro. Ditën e njëjtë ishte arritur edhe para-kontratë për shit-blerje të pronës së patundshme mes M.S. dhe J.B. dhe të paditurës së tretë A.H. (motra e D.B.).Më pas, M.S. si qira-dhënëss, mjetet monetare të cilat Fondi ia ka paguar në muaj për qira, i ka nxjerrë nga llogaria e saj dhe para të gatshme ia ka dhënë në dorë të paditurit të dytë R.B., sepse në pajtim me para-kontratën për shitje dhe kontratën e tyre të ndërsjellë, prona i ishte shitur vajzës së tij.

Gjithashtu, nga ana e të paditurit të parë, D.B., duke ditur se do të ketë nevojë për rikonstruim dhe adaptim të pronës së lartpërmendur, më 30.01.2023 ishte sjellë vendim për furnizim publik, pas çka ishte kryer procedurë për furnizim publik për mirëmbajtjen rrjedhë në central, filiale, shtëpi të të moshuarve. Më 17.03.2023, Fondi me operatorin ekonomik nga Tetova ka arritur marrëveshje për furnizim publik, përderisa më 31.07.2023 ishte nënshkruar edhe akte marrëveshje, në bazë të të cilës ishin paguar gjithsej 9.915.238 denarë me TVSH të përfshirë.
“Me veprimet e këtilla, i padituri D.B., së bashku me të paraqiturit R.B. dhe A.H., i ka shkelur rregullat për procedurën për konkurs publik dhe me marrëvehsjen e tyre të ndërsjellë e kanë mashtruar procedurën, kështu që motra e tij, e paraqitura A.H., ka përfituar të drejtën e pronësisë mbi pronën e patundshme, e cila është lëndë e qirasë nga ana e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, me çka të pandehurit i kanë shkaktuar dëm Fondit në vlerë prej 37.852.275 denarë apo 614.484 euro nga Buxheti i RMV-ës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

TË FUNDIT
2 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
2 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
5 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
7 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
8 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

ME TE LEXUARA

12 orë
Najçevska i reagon Taravarit: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?
10 orë
Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë
10 orë
Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë "kulaçi qeveritar"?
10 orë
Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!
10 orë
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet
8 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

LEXO MË SHUMË

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

kina

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

INFO

NA NDIQ