Në spektaklin e së hënës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, banorit Mevlan Shaba, iu bë një befasi nga partnerja.
Ajo me këtë rast ia kumtoi edhe lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.
Pas surprizës së këndshme dhe emocioneve të çiftit, një reagim u bë nga ish-e dashura e Mevlanit, influencuesja Livia Brunga.
E njëjta e uron ish-partnerin se po bëhet baba, por që në anën tjetër shfaqet e habitur pasi thotë se natën që po hynte në këtë format i kishte shkruar dhe i thoshte se akoma e do.
Livia më pas bëri një sqarim të plotë në rrjete sociale, gjersa thotë se ka ngelur e shokuar nga gjithë kjo ngjarje.