Ish-fituesi i Big Brother ka një paralajmërim për Luizin (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/04/2023

Fituesi i “Big Brother Albania 5”, Arbër Zeka, iu përgjigj deklaratave të Luiz Ejllit për të. Gjatë prime-it të së martës, Luizi përmendi “Big Brother 5” teksa fliste për raportin e tij me Efin.

“Në ‘Big Brother 5’ ka qenë një banor, Liami. Më pas ka një hyrë një banor, Arbër Zeka, nga Kosova. Liami e ka pasur të gjithë shtëpinë nën kontroll, të gjithë e donin, të gjithë e shihnin si fitues të padiskutueshëm. Na erdhi Arbëri, u fut nën sqetullat e Liamit, bënte gjithçka që i thoshte Liami. Liami e mësoi të luante, e mësoi të hante, e mësoi të vishej, e mësoi të sillej, e mësoi t’i bënte të gjitha dhe doli në finale. Arbër Zeka dhe Liami, kokë më kokë. Fitoi Arbëri dhe Liami tha: ‘Erdhi puna të mundë nxënësi mësuesin’. Por kjo gjë nuk do të ndodhë te ky ‘Big Brother”, kishte thënë Luizi.

Arbëri u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother 5” dy javë pas nisjes së programit. Në postimin e parë, Arbër Zeka tha:

“Faleminderit, kampion”. Më tej (ndoshta kur kuptoi se Luizi nuk po e lavdëronte) u shpreh:

“Luiz, dy këshilla: E para, nëse nxënësi nuk del më i mirë së mësuesi, ka dështuar mësuesi. Luiz, këshilla e dytë: ‘Big Brother’ më ka mësuar që të mos ndryshoj dhe të arrij qëllimin që i kam vënë vetes. Kjo këshillë të ka shërbyer shumë mesa duket që e ke marrë nga unë.”

Në një postim të tretë, Arbëri shtoi: “Kujdes nga nxënësja! (referuar Efit). Se kur s’e pret, kërcet.”/Botapress.info/

https://www.facebook.com/syrinetkosova/posts/605186988298903

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-03-03-18-27-09-712_com.facebook.katana-edit

Babai i Kiarës feston ditëlindjen, urimi i Luizit për vjehrrin

Screenshot_2024-03-03-17-05-43-672_com.facebook.katana-edit

“Gorillë, lë femrat shtatzënë dhe ikën”, plas keq mes Rozës dhe Meritonit

luiz-ejlli1

Luizi e këndon këngën e Xhezair Elezit nga Kumanova (video)

Screenshot_2024-03-03-13-23-31-627_com.facebook.katana-edit

I riu nga Kosova pushton skenën e American Idol me këngën ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’

Screenshot_2024-03-03-13-19-24-284_com.facebook.katana-edit

Në kërkim për mashtrim/ Arrestohet brenda shtëpisë së Big Brother Vip banori që hyri të shtunën në mbrëmje

horoskop

Horoskopi për sot

Capture_sd-90-600x360

Një zinxhir shpëtimi me efekt të kundërt, cilët banorë janë në televotim

Screenshot_2024-03-03-10-58-02-122_com.android.chrome-edit

Rikja: Dua të fle në krevatin e Fationit

luiz ejlli

Luizi konfirmon datën se kur hyn në ‘Big Brother VIP Albania’

INFO

NA NDIQ