Ish-futbollisti: Ja si u trukua ndeshja me Spanjën dhe Uruguain

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/01/2023

Një deklaratë e fortë ka ardhur së fundmi sa i përket trukimit të ndeshjeve në nivele botërore. Këtë herë bëhet fjalë për Botërorin e 2018 që u mbajt në Rusi.

Ish-lojtari i Rusisë, Andrej Kanchelskis, ka zgjedhur që të flas më tepër se duhet, duke shkaktuar shumë polemika.

Sipas tij, shumë ndeshje janë trukuar në këtë kompeticion.

“Të gjithë ishin të shitur, pse ta mbështesja Rusinë? Ju nuk e dinit këtë?”, tha fillimisht Kanchelskis për “MatchTV.ru”. Rusia e nisi duke mundur Egjiptin dhe Arabinë Saudite, ndërsa më pas do të humbiste me shifrat 3-0 ndaj Uruguait.

Surpriza e madhe erdhi pas grupit, teksa Rusia eliminoi Spanjën me penallti dhe në fazën tjetër do të eliminohej po në të njëjtën mënyrë nga Kroacia. Por si ka funksionuar skema e trukimit sipas ish-futbollistit?

“A nuk e keni pyetur kurrë veten pse u largua trajneri i Spanjës para Botërorit dhe në vend të tij sollën Fernando Hierron? Më besoni, ka shumë gjëra që nuk kanë dalë në dritë. Spanja nuk luajti me Rusinë. Ata qarkullonin topin kot në fushë, pa kuptim. Unë që luaj futboll, e di se për çfarë bëhet fjalë.

Përveç kësaj, Rusia as që u përpoq të bënte diçka me Uruguain në atë ndeshje të fundit. Ajo ndeshje duhej të humbej me patjetër që të luanim kundër Spanjës, sepse e dinim se çfarë po vinte.

Mbreti i Spanjës erdhi te ne dhe më pas bëri një marrëveshje të veçantë. Nuk mund të flas më tepër për detajet tani, por me kalimin e kohës do t’i mësoni”, tha Kanchelskis..

TË FUNDIT
4 orë
​Xhaka apo Gjimshiti, sot finalja e Ligës së Evropës
13 orë
Ethet e Europianit sa vjen e po shtohen, fanelat më kërkuara janë nga Zvicra dhe Shqipëria
15 orë
Veprim i jashtëzakonshëm nga Dortmundi para finales së Ligës së Kampionëve me Real Madridin
15 orë
Ronaldo: Krenar që jam kthyer tek Portugalia
15 orë
Haaland zbulon se kur e kuptuan që do ta fitonin Ligën Premier edhe pse gara për titull ishte e hapur

ME TE LEXUARA

2 ditë
Zlatko Daliç shpalos listën preliminare të Kroacisë prej 35 lojtarëve për “EURO 2024”
1 ditë
Real Madrid, zemërthyer për lamtumirën e Kroos: Legjendë e madhe të klubit tonë, përjetë në zemrat e tifozëve madrilenë
15 orë
Emra shokues në listën e Chelseat për postin e trajnerit pas largimit të Pochettinos
15 orë
Mesazhi fantastik i yllit të Man United pasi Kroos njoftoi për pensionim nga futbolli
15 orë
Taulant Seferi konfirmon formë e mirë, vjen goli i 11-të në Arabinë Saudite
15 orë
Haaland zbulon se kur e kuptuan që do ta fitonin Ligën Premier edhe pse gara për titull ishte e hapur
15 orë
Ronaldo: Krenar që jam kthyer tek Portugalia
2 ditë
Gattuso përgatitet për të shkuar në Ligën Saudite...

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240522-185600~2

​Xhaka apo Gjimshiti, sot finalja e Ligës së Evropës

flamuri kuq e zi dhe zvicra

Ethet e Europianit sa vjen e po shtohen, fanelat më kërkuara janë nga Zvicra dhe Shqipëria

Borusia Dortmund

Veprim i jashtëzakonshëm nga Dortmundi para finales së Ligës së Kampionëve me Real Madridin

Ronaldo Al Nassr

Ronaldo: Krenar që jam kthyer tek Portugalia

Haaland

Haaland zbulon se kur e kuptuan që do ta fitonin Ligën Premier edhe pse gara për titull ishte e hapur

taulant-seferi

Taulant Seferi konfirmon formë e mirë, vjen goli i 11-të në Arabinë Saudite

toni kroos kros

Mesazhi fantastik i yllit të Man United pasi Kroos njoftoi për pensionim nga futbolli

CHelsea

INFO

NA NDIQ