Ish-gazetari i BBC-së: Tanket që kishin sulmuar Jasharajt, ishin vjedhur në Bosnjë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/03/2023

Ish-gazetari i BBC-së, Vaughan Smith, i cili gjatë luftës ka xhiruar masakrën e familjes Jasharaj, ka rrëfyer për Ekonomia Online, tmerrin që ka parë më datë 5, 6 dhe 7 mars të 1998-ës. Ai ka thënë se brutalitetin që e ka parë në Kosovë, nuk kishte rastis ta shoh në asnjë vend tjetër.

Duke folur për luftën në Prekaz, Smit ka thënë se serbët kishin tentuar ta vrisnin, por që kishte arritur të shpëtonte, pasi plumbi e kishte goditur telefonin mobil.

Si pjesëmarrës edhe në luftën e Bosnjë dhe Hercegovinë, Smith ka thënë se tanket që kanë sulmuar familjen Jasharaj kanë qenë të vjedhura nga holandezët në Bosnjë e Hercegovinë.

“Më kujtohet që erdha me xhirua çka po ndodh në Kosovë. Atëherë nuk e kam kuptuar krejt se çfarë po ndodh por i pash forcat serbe duke hyrë në Prekaz, u fsheha dhe fillova me xhiru aksionin, kishte shumë zjarr. Shumë më vonë e kam kuptuar rëndësinë që ishte duke ndodhur atë ditë më 5 mars të vitit 1998. Unë kisha ardh prej Bosnjës me mbulu luftën e Kosovës, dhe kur e kyçura xhirimet, po shoh se disa prej tankeve që serbët i kishin vjedh prej holandezeve në Bosnjë, i kishin marrë për me i sulmu Jasharajt dhe në atë kohë fillova me i xhiru dhe më vrenjtën serbët se isha duke i xhiruar prej majës së kodrës, edhe gjuajtën në drejtim timin dhe unë shpëtova vetëm pse plumbi përfundoi në telefonin tim mobil”, ka thënë ai për EO.

Ndonëse kishte dëgjuar për UÇK-në, Smith nuk e njihte dikë nga udhëheqësit e saj. Thotë se ishte takuar me një njëri në Zvicër, e i cili i kishte treguar për organizimin që po ndodhte në Kosovë.

“Unë kisha dëgjuar për UÇK-në se kisha shkuar në Zvicër dhe isha takuar me një njëri që u quajt Pleurat Sejdiu, më ka treguar për UÇK-në dhe me ka treguar se çfarë është duke ndodhur dhe më pat vendos në kontakt me UÇK-në këtu (në Kosovë), por nuk i dija të gjitha detajet por pak kisha dëgjuar, e më vonë e kuptova kur erdha në Kosovë, e sot e kësaj dite jam shumë i lumtur që edhe Aeroporti i Kosovës e ka emrin Adem Jashari”, thotë Smith për EO.

Smith ka thënë se mobilizimin e popullatës që ka parë në Kosovë, nuk e ka parë në asnjë vend ku ka pas luftë.

“Çka më ka befasuar është brutaliteti i asaj masakre, si e vrasin krejt familjen, jo vetëm ata që ishin të armatosur, mandej çfarë më ka befasuar se unë kam qenë në luftërat tjera në Irak e Bosnjë, nuk e kam parë mënyrën sesi e ka mobilizuar krejt popullatën ajo masakër. Ajo masakër i ka mobilizuar të gjithë njerëzit, jashtë Kosovës kanë filluar të vijnë njerëzit. Pra ka pasur efekt të kundërt të asaj se çka dojshin serbët, pra me i demoralizuar këtë popullatë, në fakt e ka mobiluzu”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kurti

Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Policia-e-Kosoves-800x445

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një grua

rama macron

Rama-Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

KFOR KS

“Tërmet’ gjeopolitik në Ballkan”, Italia miraton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

dardan molliqaj

Me Memlin e Abdixhikun s’fitohen zgjedhjet

kamiona blinda kosove fsk

FSK-ja pranoi donacion të kamionëve shumë funksional prej Gjermanisë

vlora citaku

Çitaku: Albin Kurti çka ka që përzihet në zgjedhjet në Maqedoni?

Agim-Ramadani

25 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, hartuesit të planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar

INFO

NA NDIQ