Ish-Gjenerali Kastrati tregon kush e organizoi sulmin në Veri

INA
INA

24/09/2023

Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë për Albanian Post se sulmi në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë një polic ka qenë i planifikuar nga Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, i cili është futur në listën e sanksioneve amerikane.Ky është sulm terrorist mirë i organizuar nga Serbia dhe presidenti Vuçiç dhe njeriu kryesor që merret me Kosovën është Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin.

Ai para një kohe jo shumë të gjatë ka qenë në Moskë dhe ka marr direktiva se si duhet të veprojë për ta zhvendosur konfliktin në Ballkanin Perëndimor”, tha Kastrati.

Ndërsa sipas tij, personat e maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme janë trajnuar në Rashkë afër vendkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Këto janë persona të një grupi të Serbisë dhe Kosovës që kanë qenë të trajnuar nga Rashkë të Serbisë, prej njësiteve speciale serbe. Kanë qenë të përgatitur për një akt të tillë dhe janë futur në Kosovë nëpërmjet rrugëve të improvizuara”.
Për Kastratin, kishat serbe “kanë qenë çerdhe e terroristëve vazhdimisht”.

“Ne e kemi parë edhe para ca ditë që janë dërguar armë atje përmes ambulancave. Duhet t’i shkohet deri në fund kësaj pune, të pastrohet ai terren njëherë e përgjithmonë dhe të shtrihet ligji në atë pjesë të Kosovës”, potencoi ai.

Ndryshe, njëri nga 30 pjesëtarët e bandave të armatosura në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – është vrarë pas kundërpërgjigjes së Policisë së Kosovës ndaj sulmeve me armë zjarri ndaj forcave policore në terren.

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka thënë se situata në pjesën veriore të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar, derisa grupet kriminale atje kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore, në dhe përreth Manastirit të Banjskës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

shaban liridona

Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro

Liridona ademaj

Avokati Spartak Ngjela flet për rastin e Liridona Ademajt

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Babai takon Naim Murselin në burg: Djali im nuk ka ditur gjë për vrasjen e Liridonës atë natë

liridona

Fëmijët e Liridonës merren nën kujdestarinë e shtetit suedez

punetor

Demolli: Pas janarit vështirë se do të gjenden punëtorë me pagë 600 euro

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

INFO

NA NDIQ