Ish-inxhinieri i SpaceX thotë se roboti i tij që bën pica, spërkati djathin gjithandej gjatë testimit

Një ish-inxhinier i SpaceX tha se roboti i tij i ri që bën një picë çdo 45 sekonda, spërkati djathin kudo – kur u ndërtua për herë të parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Benson Tsai, i cili punoi në kompaninë hapësinore të Elon Musk për pesë vjet, tha se ai u përball me një numër dështimesh gjatë lansimit të startup-it të tij të kuzhinës, Stellar Pizza, me dy ish-inxhinierë të tjerë të SpaceX.

Një nga dështimet ndodhi tre vjet më parë kur roboti që bën pica “hodhi djathë të shkrirë kudo” gjatë testimit, tha Tsai.

Roboti i Stellar Pizza-s po përpiqej të bënte një picë me djathë, por motorët e robotit filluan të rrotulloheshin në mënyrën e gabuar.

Kompania kuptoi se kishte një defekt në sistemin e robotit, i cili shkaktoi “shpërthimin” e djathit, tha Tsai. “Është qesharake, por e gjitha është pjesë e procesit të projektimit”. /Telegrafi/