Idri Istrefi, ish-kandidati i ASH-së për kryetar të komunës së Strugës është propozuar në postin e drejtorit të Postave të Maqedonisë, pas shkarkimit të drejtoreshës së deritanishme, Bujare Abazi.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në njoftimin zyrtar, ka bërë të ditur se krahas Bujare Abazit dhe Gazmend Abdija, nga pozita e drejtorit është shkarkuar edhe Bojan Llazarevski nga Agjencia për film.
Për Gazmend Abdijun ende nuk është propozuar ndonjë emër. (INA)