Ish-Komandanti i KFOR’it: Shumë më herët duhej të kishte iniciativa për hapjen e Urës së Ibrit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/05/2023

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, javën e kaluar ka miratuar vendimin për hapjen e Urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim tash e shumë vite.

Për këtë vendim, ish- komandanti gjerman i KFOR’it, Ehard Bühler, në një bisedë për Gazetën Express, ka thënë se është i kuptueshëm dhe legjitim.

Gjenerali Bühler ka edhe disa këshilla për çështjen e Urës së Ibrit. Me propozimin e asamblistes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli, të premten Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka marrë vendim që të hapet ura që ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë.

Ai tha se iniciativa për hapjen e urës është dashur të ketë shumë më herët.

“Ura në Mitrovicë është mbyllur për një kohë të gjatë. Duhet të kishte iniciativa për hapjen e urës shumë më herët, për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe sundimin e ligjit. Prandaj, vendimin e Kuvendit Parlamentar të Mitrovicës e konsideroj të kuptueshëm dhe legjitim”, theksoi gjenerali gjerman.

Ai tha se çështja e urës nuk mund të ndahet nga procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka edhe një këshillë.

“Në zbatimin e vendimit, këshilla ime është që të mos përsëritet më gabimi, si në vjeshtën e vitit të kaluar, që krijoi pasoja të padëshiruara në zbatimin e qëllimeve legjitime. Këto efekte mund të kenë potencialin për të rrezikuar qëllimin kryesor të normalizimit. Sado e vështirë të jetë, këtu kërkohet durim. Çështja e urës do të zgjidhet natyrshëm kur të arrihet normalizimi.

Gjenerali Bühler tha se tani e gjithë energjia politike duhet të përdoret në rezultate strategjike e jo në përmirësime taktike.

“Nuk ka nevojë të përplasni kokën pas murit. Pranë saj tashmë është një derë e hapur”, tha ai në fund.

“Ura e Ibrit të hapet sa më shpejtë, qe 24 vjet është simboli më i vrazhdë i Evropës. Ky vendim është përkrahur nga kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili tha se kjo është çështje e stërvonuar.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Nora-Taravari-921x614

Fjalimi emocional i zonjës Taravari, citon një hadith domethënës

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

rama shkup

Rama nga Elbasani: Në zgjedhjet e 2025, fitore më e madhe

INFO

NA NDIQ